MENU
klinika

Flet mbrojtësi i Kombëtares

Hysaj: Sërish në Europian, arritje më e madhe

05.09.2018 - 14:47

Elseid Hysaj nuk ka ngurruar t’i përgjigjet Igli Tares, i cili pak kohë më parë ishte shprehur se pret ende të shohë mbrojtësin të luajë me Shqipërinë po aq mirë sa luan me klubin e tij.

Në konferencën e sotme për shtyp, mbrojtësi kuqezi i është përgjigjur ish-sulmuesit të përfaqësueses, duke theksuar se nuk vjen për qejf te kuqezinjtë, por për të dhënë kontributin e tij.

Cana më quan lider? Nuk e mendoj tani shiritin, kam qenë shumë i lumtur në Europian kur më vuri ai shiritin në krah, ishte ndjesi e veçantë, sepse dihet se kush është ai. Ndjehem shumë mirë, bëj punën time dhe jam gati për ekipin kombëtar, shiritin pastaj ta shohim me kokë.

lorik cana dhe hysaj
lorik cana dhe hysaj

Sadiku apo Roshi janë mungesa të mëdha, por ne jemi një grup shumë i mirë, gjendemi mirë bashkë. Tani që u kthyen disa lojtarë me eksperiencë, po krijojmë një grup më të mirë, më të bashkuar dhe bëhemi gati për ndeshjet.

Ky ekip ka ndryshuar komplet që në ndeshjet e verës, të cilat ishin shumë keq. Atëherë ishin shumë faktorë, si pushimet, lojtarë të lodhur, kishim shumë probleme. Do t’i harrojmë ato ndeshje se me entuziazmin që kanë ardhur lojtarët do të jetë shumë më mirë në këto dy ndeshje të radhës.

Te Kombëtarja kanë qenë gati gjithmonë, edhe pse shumë lojtarë kanë pasur pak minuta në këmbë. Por me karakterin e zemrën që kemi në shqiptarët, do të bëjmë maksimumin në fushë.

hysaj
hysaj

Izraeli? Besoj që duhet të jemi të qetë, të mos mendohemi te e kaluara, të fokusohemi në këto ndeshje se është mundësi që na jepet për të shkuar në Europian. Besoj se janë ndeshje të barabarta, jemi gati, jemi duke u stërvitur mirë.

Duhet që të mos i falim minuta, si i kemi falur në Shqipëri. Siç e pamë në të dy ndeshjet, kemi mundësi të luajmë dhe të fitojmë me Izraelin, e kemi parë se edhe me 10 lojtarë nuk e kishin të thjeshtë të luanin kundër nesh, thjesht duhet të jemi të përqendruar, të fitojmë ndeshjen.

Tani kemi një trajneri të ri, disa mendime të reja të lojës, se të gjithë jemi duke u mësuar prej një viti me trajnerin dhe idetë e tij. Kemi marrë gjithë gabimet dhe vërejtët për t’i rregulluar, do të jemi gati për këtë ndeshje.

elseid hysaj me shirit
elseid hysaj me shirit

Unë do bëj punën që kërkon trajneri, të jem më para tregoj aftësitë sulmuese. Por duhet të kemi një gjë në tru, që të luajmë duke menduar për Europianin se kualifikimi përsëri do të ishte një gjë më e madhe. Këtë vit kemi ardhur me entuziazëm më të madh për ta arritur.

Kritikat ndaj meje? Këtë punë kanë, por unë besoj se kur mbaroj lojën e dal jashtë, jam i qetë me veten time. Çfarë thonë njerëzit pastaj, nuk më intereson, kam jetën time, lojën time. Unë këtu vi se dua t’i jap një dorë vendit tim, jo për të kaluar kohë”, ishin fjalët e Hysajt në konferencën për shtyp.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN