MENU

Tensionet nuk ulen

I gjuajti me këpucë Nicki Minaj, Cardi B: Do ta bëja sërish

11.09.2018 - 18:38

Mbrëmjen e së shtunës, në Javën e Modës në Nju Jork, ndodhi një skandal i vërtetë mes reperes Cardi B dhe Nicki Minaj, i cili mori vëmendjen e të gjitha mediave.

Por kur kanë kaluar katër ditë nga skena kur Cardi B goditi me këpucë Nicki Minaj, sërish dy tensionet mes dy personazheve të shoëbiz nuk janë ulur aspak.

Cardi B raportohet se ka thënë se fundmi se nuk është penduar aspak për veprimin e saj dhe se do ta bënte sërish nëse situata do të ishte e njëjtë.

Reperja e famshme raportohet të ketë thënë se po mbronte nderin e vajzës së saj të posalindur. Sipas Card B ajo ka dëgjuar Nickin duke folur keq për familjen e saj.

Cardi beson se reperes i pëlqen të nxisë njerëzit dhe se ishte aq e inatosur nga komentet e saj saqë do ta godiste përsëri me këpucë, sipas TMZ. “Cardi thjesht po mbronte nderin e vajzës së saj pasi dëgjoi se Nicki kishte folur për trashëgimtaren e familjes,”-tha një burim.