MENU
klinika

Kjo është zgjidhja!

“I kam duart si tollumbace, ç’të bëj?”

29.09.2018 - 14:48

Shumë shkaqe çojnë në ënjtje të duarve, por rezultati është i njëjtë.

Ënjtja është ajo që mjeku juaj e quan edemë. Mund të jetë afatshkurtër ose afatgjatë. Ndonjëherë enët e vogla të gjakut në duart tuaja rrjedhin lëng. Kjo gjë mund të shtohet dhe të shkaktojë ënjtje.

Mund të ndodhë gjatë shtatzënisë ose pas një dëmtimi. Disa ilaçe mund të çojnë në ënjtje të duarve. Pavarësisht se pse po ndodh, ju doni të jeni në gjendje të përdorni duart tuaja dhe t’i bëni gjërat si më parë.

Ngrini gjërat me të dyja duart

Përdorni gjithmonë të dyja duart kur jeni duke ngritur diçka të rëndë, por edhe kur jeni duke ngritur diçka të lehtë në kuzhinë si tenxhere apo tigan. Kjo lëvizje do të kursejë nyjet e vogla në gishtat tuaj.

Mënyra të tjera për të ruajtur duart tuaja?

Shtyni dyert për t’i hapur, me gjithë forcën e trupit tuaj në vend që të përdorni vetëm majat e gishtave. Mbaj një çantë shpine jo një çantë dore. Rrëshqisni objektet në dysheme kur mundeni, në vend që t’i ngrini në peshë ato.

Ushtrimet e duarve

Lëvizja e muskujve të duarve tuaja ndihmon që të përthithet likidi i cili ka dalë nga enët e vogla të gjakut dhe kështu ulet edema ose të paktën nuk shtohet më shumë.

Provoni këtë:

Filloni me dorën tuaj dhe gishtat duke treguar objektet në lartësi. Përkulini gishtat me qëllim që majat e tyre të prekin pjesën e sipërme të pëllëmbës ngjitur me krahun, mbajini për 5 sekonda dhe pastaj drejtojini.

Pastaj bëjini grusht dhe mbajini kështu duke numëruar deri në 5 dhe lirojini përsëri. Përkulini gishtat me qëllim që majat e tyre të prekin pjesën e poshtme të pëllëmbës ngjitur me gishtat, mbajini për 5 sekonda dhe pastaj drejtojini.

Fërkojini duart

Vendosni locion në duart tuaja të ënjtura dhe vendosini ato para fytyrës në lartësinë e shpatullave. Atëherë filloni dhe fërkoni duart duke filluar nga gishtat në drejtim të krahut dhe drejt shpatullës.

Mbani të njëjtin presion në fërkim, por mos e shtoni atë sepse mund të shkaktojë dëmtime. Kjo do të çojë në uljen e edemës.

Kompresat e ftohta

Disa kuba akulli të vendosur në një qese ose qeset e perimeve të ngrira bëjnë punë gjithashtu. Efekti është i njëjtë. E ftohta pakëson ënjtjen. Qesen mund ta mbështillni me një peshqir që akulli të mos irritojë lëkurën tuaj.

Kjo duhet bërë në këtë ritëm:

10 minuta po, pastaj 10 minuta pushim dhe prapë 10 minuta kompresë. Këtu mbaron procedura. Kontakti me të ftohta nuk duhet të kalojë më shumë se 20 minuta seanca.

Dorezat terapeutike

Këto janë prodhuar që të rrinë fiks pas dorës duke ushtruar një presion të lehtë mbi të dhe në këtë mënyrë nuk lejon lëngjet që të grumbullohen në dorë dhe të shkaktojnë edemën.

Studime të shumta gjetën se veshja e këtyre dorezave përmirëson ënjtjen, ngurtësimin dhe dhimbjen tek personat me artrit rheumatoid.

kolana e librave

Disa nga ato mbulojnë gjithë dorën ndërsa disa të tjera kanë të lira vetëm majat e gishtave dhe kështu ju mund t’i përdorni duart për të kryer punët tuaja.

Larg nga kripa

Një lugë çaji me kripë ka 2300 mg Natrium aq sa i duhet njeriut për tërë ditën. Kripa e bën trupin tuaj që të mbushet me ujë dhe kjo e rëndon akoma më shumë edemën.

Në vend të kripës ju mund ta bëni ushqimin e shijshëm duke përdorur barishte, erëza, hudhër apo lëng limoni.

Po ushqimet super të kripura? Sa të dëmshme mund të jenë ato?

Një racion me supë pule të konservuar ka 940 mg Natrium në të. Një sasi e madhe Natriumi ndodhet i fshehur tek buka, picat dhe pulat e gatshme gjithashtu. Shikoni me kujdes etiketat e ushqimeve para se t’i përdorni ato.

Mbajtja e mjeteve të duhura për të bërë punët e zakonshme

Duhet që të dini se për të kryer punët tuaja të zakonshme ekzistojnë mjete të caktuara si për shembull, hapëse birrash të caktuara për njerëzit me duart e ënjtuara. Po kështu për ato që përdorni në tualet etj.

Interesohuni për këto pajisje sepse përmirësojnë jetën tuaj të përditshme. Evitoni pajisjet që janë me pjesë të vogla ose pajisjet e komplikuara nëpër shtëpi.

Po pse ënjten duart në palestër?

Ekspertët nuk e dinë shkakun se përse duart e disa njerëzve ënjten gjatë ushtrimeve fizike në palestër. Por, ka disa mënyra sesi t’i parandalojmë ato. Hiqini unazat përpara se të filloni.

Bëni lëvizje rrethore para dhe prapa krahëve përgjatë kohës që bëni palestër ose shtriqini gishtat dhe pastaj mblidhini grusht me qëllim që të largohet lëngu dhe të ulet edema.

Përzgjedhja e bizhuterive

E imagjinoni dot që të vendosni vathët apo të mbërtheni varësen në qafë me duart e ënjtura? Për këtë arsye ju duhet që t’i merrni ato me kapëse magnetike.

Magnezium kur jeni në periudhë premenstruale

Nuk është vetëm fundi i barkut që fryhet kur je në periudhën premenstruale apo në periudhën menstruale, por edhe duart dhe këmbët tuaja mund të ënjten.

Një studim i rëndësishëm gjeti se marrja e 200 mg Magnezium në ditë i ndihmon gratë me këtë simptomë që të mbajnë më pak ujë në trup.

Gjithashtu edhe Kaciumi, disa vitamina të grupit B dhe vitamina E gjithashtu ndihmojnë në këtë situatë, por duhet patjetër të kryhet konsultimi me mjekun para se t’i filloni ato.

Ngrini duart lart

Mundohuni t’i mbani duart lart disa herë gjatë ditës që t’i jepni mundësi gravitetit të tërheqë lëngun poshtë. Edhe kur flini vendosni duart mbi 2 jastikë me qëllim që të ulni edemën.

Kujdes!

Bëni maksimumin që të mbroni gishtat tuaj nga dëmtimet sepse një plagë e hapur në një zonë të ënjtur shërohet me shumë vështirësi dhe mund të infektohet.

Nëse dora e ënjtur dhemb, ka nxehtësi në të, është e skuqur ose ka një plagë të dukshme të hapur në të atëherë duhet patjetër të konsultoheni me mjekun.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN