MENU
klinika

Historia e Joanne Capestro

I shpëtoi sulmeve të 11 shtatorit, martohet 11 vite më pas

12.09.2018 - 14:08

Një ditë më parë u përkujtuan viktimat e sulmeve terroriste të vitit 2001 në Nju Jork. Por kur kanë kaluar 17 vite nga ajo kohë, ende zbulohen histori tronditëse.

Pavarësisht se nuk ndjehej mirë nga ana shëndetësore, 11 shtatori i vitit 2001 nisi si çdo ditë tjetër pune për Joanne Capestro. Ajo shkoi të punojë në zyrën e saj në katin e 87 të kullës veriore në Qendrën Botërore të Tregtisë.

Jo shumë kohë pas shkoi në zyrë, avioni i parë goditi kullën vetëm 6 kate nga zyra e Capestro, atëherë 39-vjeçar.

Sa bashku me një kolegen e saj, ato gjetën daljen e vetme në dispozicion dhe brenda 22 minutave arritën të dilnin nga kulla, e cila u rrëzua vetëm pak momente më pas.

E mbuluar me pluhur toksik dhe mbeturina, Capestro u fotografua nga Phil Penman, i cili mori menjëherë aparatin e tij dhe nxitoi në vendngjarje menjëherë sapo mori lajmin.

Tre vjet më parë, ajo dhe Penman u takuan për herë të parë që pas sulmeve dhe qëndruan në kontakt. Capestros vendosi që të ishte pikërisht fotografi i sulmeve të 11 shtatorit, ai që do të fotografonte edhe në dasmën e saj.

Joanne Capestro u martua më 11 gusht të këtij viti dhe Robert Vasquez dhe fotot e dasmës së tyre u shkrepën pikërisht nga Penman.

Phil ishte me mua në ditën më të mirë të jetës sime dhe në ditën më të keqe të saj”, u shpreh Joanne Capestro.

Rreth 3.000 persona humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit, pjesa më e madhe e të cilëve pas shembjes së dy kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, mbi të cilat u përplasën avionët e terroristëve. Një tjetër avion u përplas mbi Pentagon, ndërsa i katërti, si pasojë e rezistencës heroike të pasagjerëve, u rrëzua në një fushë në Pensilvani. Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane, pas të cilave asgjë nuk ishte njësoj si më parë në SHBA, por edhe në botë.