MENU
klinika

Mbajnë 15.88% të borxhit të brendshëm

Individët po investojnë më shumë në bono dhe obligacione

05.09.2018 - 12:31

Pjesëmarrja e individëve në tregun e titujve të qeverisë shqiptare ka arritur një rekord historik. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në mesin e këtij viti, individët mbanin 15.88% të totalit të borxhit të brendshëm, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Në pesë vitet e fundit, pjesa e financuar nga individët në borxhin e brendshëm publik është rritur me afro 3.5 pikë përqindjeje. Për shkak të rënies së ndjeshme të interesave të depozitave, vitin e kaluar individët kanë tentuar më shumë investime në ankandet e bonove dhe obligacioneve, për të përfituar interesa sadopak më të lartë. Në veçanti, obligacionet kanë ruajtur norma interesi të kënaqshme, duke qëndruar mjaft tërheqëse për investitorët edhe gjatë viteve të fundit. Përveç individëve, peshë të konsiderueshme në treg kanë edhe institucionet financiare, kryesisht fondet e investimit, me rreth 14.6%. Edhe këto fonde kryesisht investojnë në bono dhe obligacione të individëve, ndaj, tërthorazi, bëhet fjalë për një pjesë tregu që në shumicë i takon individëve dhe që e çon pjesën e tyre, në total, në mbi 30%.

Nga ana tjetër, pesha e bankave tregtare në totalin e borxhit të brendshëm ka rënë në pesë vitet e fundit. Sipas Ministrisë së Financave, bankat tregtare mbajnë 60% të borxhit të brendshëm, nga 62.56% që kishin në fund të vitit 2013. Ndërkohë, pjesa e Bankës së Shqipërisë ka rënë në 8.02%, nga 12.27% që ishte pesë vjet më parë. Në mesin e këtij viti, borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare kishte vlerën e 601 miliardë lekëve.

 

Guvernatori takim me ekipin e Bankës Botërore

Çfarë garanton anëtarësimi i vendit në SEPA?

“Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë!”

Rama: Dy bonuse në vit për pensionistët

Rroga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet, por…

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”!