832 ka shkuar numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami i shkaktuar prej tij në ishullin indonezian të Sulawesit.
Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Katastrofave, e cila konfirmoi lajmin sot, shtoi gjithashtu se edhe zonat e prekura janë më të gjera nga sa mendohej fillimisht.
Gjithashtu mësohet se shumë persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara prej tërmetit me magnitudë 7.5 që goditi vendin të premten, e vetëm pak më vonë shkaktoi edhe një cunam me dallgë 6 metra të larta.
Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i agjencisë në fjalë, Sutopo Purwo Nugroho tha gjithashtu se ekipet e kërkim-shpëtimit po gërmojnë me duar në përpjekjet e ethshme dhe të pandalshme për të mbijetuar në qytetin indonezian të Palusë.
Shqetësim të madh përbën në fakt fati i qytezës Donggala, ku ende mbetet i paqartë impakti nga tërmeti dhe cunami i së premtes.