MENU
klinika

Këshilla!

“Infeksioni i lëkurës po më acaron tej mase, s’po gjej rehat!”

28.09.2018 - 20:02

Infeksionet bakteriale të lëkurës zakonisht shkaktohen nga shtamet gram-pozitive të ‘Staphylococcus’ dhe ‘Streptococcus’ ose organizmave të tjerë.

Infeksionet e zakonshme bakteriale të lëkurës përfshijnë:

– Celulitin që është një infeksion i dhimbshëm, me ngjyrë të kuqe dhe që zakonisht është i ngrohtë kur preket. Celuliti ndodh më shpesh në këmbë, por mund të shfaqet kudo në trup;

– Folikuliti është një infeksion i folikulave të flokëve që shkakton gunga të kuqe dhe të fryra. Pishinat që mbahen në mënyrë të papërshtatshme mund të mbajnë baktere që shkaktojnë ‘folliculitis’;

– Impetigo shkakton plagë, zakonisht te fëmijët e moshës parashkollore. Forma ‘bullous’ e ‘impetigo’ shkakton flluska të mëdha, ndërsa forma jo-bullo ka një pamje të verdhë, si të copëtuar;

– ‘Staphylococcus’ është një bakter që mund të shkaktojë shumë lloje të infeksioneve në trupin tuaj, por sidomos është shkaktari më i rëndësishëm i infeksioneve në lëkurë. Është bakteri më i zakonshëm që gjendet në lëkurën e shumicës së njerëzve dhe shpesh nuk shkakton sëmundje.

Më shumë se 30 lloje të baktereve ‘Staphylococci’ shkaktojnë infeksione, por lloji më i zakonshëm që shkakton infeksione vjen nga ‘Staphylococcus aureus’.

Nëse bakteret futen në trup, ose nëpërmjet një plage në lëkurë apo nëpërmjet traktit respirator, mund të shkaktojë infeksione të rënda.

Si mund të kujdesemi që mos të rrezikohemi nga një infeksion i tillë?

Duke qenë një mikrob që qëndron në lëkurën e njeriut kujdesi kryesor duhet të tregohet në duar sepse janë ato që prekin lëkurën, nëpërmjet kruarjes, masazhit të lëkurës së trupit ose fytyrës, shtrydhjes së ndonjë puçrre të lëkurës, duke u bërë kështu rruga kryesore e transmetimit nga një individ tek tjetri.

Prandaj përgatiteni ushqimin në mënyrë të sigurt për të ulur rrezikun e helmimit të ushqimit me ‘Stafilokok’.

Këshilla:

– Lani duart tërësisht me sapun dhe ujë para përgatitjes së ushqimit;

– Nëse keni plagë, infeksione të lëkurës ose infeksion të hundës apo të syrit, mos përgatisni ushqim dhe mos ua shërbeni atë të tjerëve;

kolana e librave

– Pastroni me shumë kujdes kuzhinën dhe të gjitha zonat e ngrënies. Mos harroni se kuzhina është një vend ideal për rritjen e mikrobeve.

Rreziku i zhvillimit të sindromit të shokut toksik (një sëmundje e rrallë, kërcënuese për jetën, që shkaktohet nga toksinat e sekretuara nga bakteret ‘Stafilokoku’ dhe që lidhen me përdorimin e tamponit, sidomos kur tamponët nuk ndryshojnë shpesh).

Te gratë në periudhën menstruale mund të zvogëlohet me:

– Ndryshimin e tamponëve çdo 4 deri në 8 orë;

– Përdorimi i tamponëve të ulët absorbues.

Kështu, infeksionet nga ky mikrob, të gjetura te individë të shëndetshëm kanë një prognozë relativisht të mirë ndërsa infeksionet te njerëzit me sëmundje kronike ose të rënda, të moshuarit, të sapolindurit ose persona të tjerë me sistem imun të komprometuar mund të jenë kërcënuese për jetën.

Si trajtohen këto infeksione?

Antibiotikët janë ilaçe që luftojnë infeksionet bakteriale. Ato punojnë duke prishur proceset e nevojshme për rritjen dhe përhapjen e qelizave bakteriale.

Është e rëndësishme që t’i merrni antibiotikët pas konsultës me mjekun specialist sepse një mjekim jo i përshtatshëm mund ta bëjë një infeksion bakterial më keq.

Infeksionet sekondare ndodhin kur dikush është në një gjendje të dobësuar ose të kompromentuar për shkak të një sëmundje ekzistuese.

Nga ana tjetër, përdorimi i tepruar dhe keqpërdorimi i antibiotikëve ka çuar në një rritje të rezistencës antibiotike.

Rezistenca antibiotike ndodh kur bakteret nuk janë më të ndjeshme ndaj një medikamenti që duhet të eliminojë një infeksion. Infeksionet bakteriale rezistente ndaj antibiotikëve janë potencialisht shumë të rrezikshëm dhe rrisin rrezikun e vdekjes.

Rreth 2 milion njerëz në SHBA vuajnë nga infeksionet rezistente antibiotike çdo vit dhe 23,000 vdesin për shkak të kësaj gjendje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN