Radja Nainggolan ka bërë një debutim ëndrrash me fanellën e Inter-it. Mesfushori belg ka qenë protagonist në fitoren 3-0 të marrë nga zikaltrit në fushën e Bologna-s, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të kampionatit italian.
Pa Mauro Icardi-n, i dëmtuar pak para fillimit të ndeshjes, dhe me Lautaro Martinez në stol, skuadra e Luciano Spalletti-t ka marrë një fitore bindëse në transfertë.
Pas një pjese të parë të dominuar nga zikaltrit, por të mbyllur në barazim 0-0, ka qenë Nainggolan ai që ka zhbllokuar takimin me një goditje nga distanca në minutën e 67-të.
Një gol ky që duket se ka zhbllokuar piskologjikisht milanezët, të cilët kanë dyfishuar në të 82-ën me Antonio Candreva-n dhe kanë fiksuar shifrat në 3-0 me Perisic në të 85-ën.
Nuk ka pasur asgjë për të bërë nga Bologna e Pippo Inzaghi-t, ish-sulmuesi i Milan, i cili ka humbur derbin personal me zikaltrit dhe e shikon skuadrën e tij në vendin e 16-të të renditjes me vetëm një pikë të grumbulluar pas 3 ndeshjeve të para dhe pa asnjë gol të shënuar.