MENU
klinika

Serie A, java 4

Inter zhgënjen në shtëpi ndaj Parmës

15.09.2018 - 17:02

Inter edhe njëherë tjetër ka zhgënjyer tifozët e shumtë zikaltër, teksa në shtëpi nështë mposhtur nga Parma 0-1, duke mbetur në kotën e 4 pikëve në katër javë kampionat dhe larg pretendimeve të fillim sezonit.

Inter e nis mirë lojën dhe ka gjithçka nën kontroll. Parma rrallëherë arrin të ndërtojë aksione dhe të rrezikojë portën zikaltër, por edhe Inter e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira dhe bie në sy mungesa e Icardi-t në zonën kundërshtare.

Gjithsesi, Perisic dhe Keita mund të kishin shfrytëzuar më mirë dy situata të krijuara. Pas pushimit situata nuk ndryshon, Inter sulmon pa pushim dhe ka raste që duket se ndeshja zhvillohet vetëm në një gjysmëfushë, atë të Parma-s.

Por pas shumë mundësive të shpërdoruara, vjen një skenar tipik për Inter. Parma arrin të dalë përpara në minutën e 79’ dhe zhbllokon rezultatin me një gol nga distanca të Dimarco. Kaq majfton për tre pikët, teksa Inter u mundua të shpëtonte të paktën një pike, por ishte e pamundur.