Në vitin 2011, teksa po punonte normalisht si një mjeshtër i kualifikuar ndërtimi, një gur u shkëput nga muri duke e goditur dhe thyer këmbën.
Që prej atij, viti Gjergj Çuni nga Shkodra, është një invalid i cili nuk ka asnjë mbeshtetje.
Familja prej 4 anëtarësh e 55 vjeçarit, jeton me kempin e vajzës së sëmurë ndërsa prej 3 muajsh Komisioni Epror i Caktimit për Punë në Tiranë ka vendosur që ti heqë Gjergjit kempin duke e vlerësuar si të aftë për punë.
Me lot në sy, ai tregon se gjendja fizike e tij nuk e lejon atë të punojë normalisht:
“Përpara 7 vitesh, pata këtë fatkeqësi dhe sot jetoj me këmbë të këputur.
Jam kryefamiljar por nuk mund t’i ndihmoj ata.
Familja ime jeton në varfëri ekstreme pasi nuk kemi asnjë mbështetje perveç kempit të vajzës së sëmurë.
Punë nuk mund të gjej më një këmbë pasi tjetra është jo funksionale ndërsa kam aplikuar për kemp por ma kanë refuzuar”
Gjergji, përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguajë deri në qindarkën e fundit çdo mjekim dhe paratë duhet t’i marrë borxh:
“Para duhen çdo ditë, për mjekimet e mia dhe të vajzës.
Kam dhimbje të forta dhe me duhen medikamente të cilat kushtojnë.
Më ndërprenë edhe kempin, specialistët në Tiranë dhe tani më mirë të vdes.
Ju lutem kush të mundet të më ndihmojë”
Familja me 4 anëtarë në qytetin e Shkodrës, jeton në skamje të plotë.
Me vajzën e shtëpisë me probleme shëndetësore, me kryefamiljarin invalid dhe të braktisur nga instancat shtetërore.