MENU
klinika

Militantët islamikë

Iran/ Sulm me armë në paradën ushtarake

22.09.2018 - 12:16

Sulm me armë në një paradë ushtarake në Iran, ndërsa raportohet për disa viktima. Mësohet se sulmi erdhi nga një park gjatë marshimit të paradës. 

BBC shkruan se të shtënat me armë zgjatën rreth 10 minuta.

Media shtetërore thonë se pas ngjarjes mendohet se fshihen militantë islamikë.

Thuhet se autorët ishin veshur me uniforma ushtarake. Deri më tani nuk dihet numri i saktë i viktimave. Aktualisht autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN