MENU
klinika

Miliarderi në "hall"

Iraniani, në ‘vështirësi’ me bukuroshet shqiptare

22.09.2018 - 19:14

Në fillim të këtij viti, këngëtarja Morena Taraku la Kosovën për të jetuar për disa kohë në Stamboll. Më pas, u zbulua se arsyeja e zhvendosjes së saj në Turqi ishte miliarderi nga Teherani, Sasha Sobhani, me të cilin pati një romancë, por fatkeqësisht duket se nuk zgjati shumë.

Pak kohë më parë, ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Madje, këngëtarja hodhi dyshimet se Sasha është homoseksual. Por kjo gjë nuk e pengoi iranianin të vizitonte Shqipërinë.

Ai erdhi në Shqipëri dhe u fiksua pas projekteve të reperes më të re në treg, Tayna, të cilën e ndjek edhe në koncerte, duke u vënë përballë një zgjedhje të vështirë mes dy bukurosheve shqiptare.

Së fundmi, Sasha ka publikuar këmbët e Morenës në një postim në Instastory, ku dukej tatuazhi i saj “Trust Kills”, por më vonë e fshiu.

Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me lidhjen e dashurisë së tyre, por Sasha nxiti spekulimet se janë rikthyer bashkë.