MENU
klinika

Dekreti

Ish-presidentja e Kosovës merr shtetësinë shqiptare

26.09.2018 - 17:20

Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës ka marrë sot shtetësinë shqiptare. Dekreti është firmosur nga Presidenti Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë.

Jahjaga ka lindur në Gjakovë, ka qenë togere në Policinë e Kosovës si dhe është Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për një mandat 5 vjeçar, 2011-2016.

Dekreti i Metës:

DEKRET
Nr. 10879, datë 19.9.2018
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të
ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,

DEKRETOJ:
Neni 1
I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:
Atifete Ibrahim Jahjaga

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË
Ilir Meta