MENU
klinika

Konflikti Kosovë-Serbi

Ivica Daçiç: Kosovën e njohim kur të fluturojnë derrat

18.09.2018 - 09:46

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të lejojë të marrë një vend në OKB, kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat.

Deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës, ai i komentoi me fjalët:

“Ai sigurisht që duhet të thotë diçka, pasi po e sulmojnë nga të gjitha anët.

Ata s’duan të flasin për korrigjim, ndërsa e duan Preshevën dhe Bujanocin?

Sa të zgjuar që qenkan!

A e dini kur do të ndodhë kjo, që Kosova e Metohija të hyjë në Kombet e Bashkuara, që t’i njohim si shtet?

Kur të bëjë shelgu rrush apo kur të fluturojnë derrat”, tha kryediplomati serb para gazetarëve në Ambasadën e Greqisë në Beograd.