MENU
klinika

Do na e dish për nder!

Je diabetik? Pasi të hash, bëje këtë veprim!

30.09.2018 - 20:14

Nuk ju duken argëtuese

Nëse ushtrimet do të bëheshin thjesht se duhen bërë s’do të ishte aspak argëtuese. Mendoni për të gjitha llojet e mundshme të ushtrimeve dhe mbani shënim se cilat prej tyre ju duken disi argëtuese.

Gjithashtu mendoni për ushtrimet që nuk ju pëlqejnë dhe përpiquni të kuptoni se përse nuk ju pëlqejnë. Kjo mund t’iu krijojë një ide se cilat mund të jenë ushtrime argëtuese për ju.

Nëse nuk ju pëlqen që t’i bëni ushtrimet vetëm ndoshta do të thotë se ju pëlqejnë ushtrimet në grup. Gjithashtu nëse mendoni se bërja e ushtrimeve në kushtet e shtëpisë nuk është argëtuese kryejini ato diku në një vend afër shtëpisë tuaj, për shembull në një qendër aerobie, duke ecur me një mikun tuaj, në mësimet e kërcimit etj.

Thjesht nuk kanë kohë për to

Ne gjithnjë gjejmë kohë për të bërë ato gjëra që na pëlqejnë apo jo? Po kështu edhe për gjërat që duhet të bëjmë. Nëse kryerja e ushtrimeve na bën të ndihemi më mirë, kjo mund t’i kthejë ato në argëtuese për ne.

Nëse ushtrimet na ndihmojnë të mbajmë nën kontoll nivelin e sheqerit në gjak dhe peshën e trupit dhe kjo është diçka që vërtet duam ta bëjmë, atëherë do të gjejmë kohë për t’i bërë ato dhe për të patur një shëndet më të mirë.

Po sa kohë duhet të harxhojmë me ushtrime?

Do të surprizoheni po t’iu them se 10 minuta ushtrime aty-këtu gjatë ditës do ta ndihmonte organizmin tuaj në kontrollin e diabetit.

Një shëtitje pas ngrënies, ose kur mendoni se niveli i sheqerit në organizmin tuaj është i lartë, mund të jetë shumë e dobishme për diabetikët.

Ushtrimet veprojnë si insulinë në organizëm duke ndihmuar në lëvizjen dhe përdorimin si duhet të sheqerit në gjak. Kjo s’do të thotë se duhet bërë ecje me hap sportiv apo not menjëherë pas ngrënies.

Mund të bëni për shembull një shëtitje në këmbë për 10 minuta rreth ndërtesës ku punoni pasi keni ngrënë darkë, të ngjisni apo zbrisni shkallët, të nxirrni qenin për shëtitje apo të bëni gjëra të tjera të ngjashme.

Në vend që të rrini në një vend gjatë kohës që jeni duke punuar, bëni gjatë kësaj kohe një shëtitje të shkurtër. Mendoni për shembull për biseda apo takime informale që mund t’i bëni në këmbë. Bëjini diskutimet tuaja duke ecur në rrugë.

Do të habiteni edhe vetë sesa shumë do t’i ndihmojë ajri i freskët aftësitë tuaja krijuese. Nëse shkoni për vizitë tek një fqinj apo nëse një miku juaj ju vjen për vizitë, mund t’i sugjeroni që të bëni një shëtitje rrotull shtëpisë.

Ju duken të mërzitshme?

Disa mërziten më lehtë se të tjerët. Disa kërkojnë që të shkojnë tek të gjitha sportet, si në një kurs vallëzimi, aerobie, noti, golfi, basketbolli apo tenisi. Gjithashtu doni të bëni një shëtitje në natyrë, vozitje me varkë, shëtitje me biçikletë apo ngjitje shkallësh.

Disa prej nesh i kanë marrë të gjitha pajisjet për të bërë ushtrime në shtëpi bile edhe në dhomë të veçantë, por jo ka diçka që nuk shkon. Ju mendoni sa herë që i bletë kot, ishte një harxhim i pavlerë. Po pse kjo gjë t’iu shkaktojë mërzi, kur jashtë bie shi ju jeni brenda duke bërë ushtrime? Pse nuk i shfrytëzoni gjithmonë?

Sepse njeriu është një qenie sociale dhe kërkon njerëz rreth e rrotull, edhe pse të panjohur, kërkon natyrën, të gjelbrën dhe jo vetëm muret e shtëpisë kur bën ushtrime.

Por sigurisht mund të përdorni kufjet dhe të dëgjoni muzikë apo të ndiqni një film të preferuar ato 30 minuta kur jeni duke bërë ushtrimet në shtëpi dhe në këtë mënyrë ato nuk do t’iu duken të mërzitshme.

Është mot i ftohtë apo bie pak shi

Nëse ju pëlqen të ecni dhe keni një mik që mund t’ju shoqërojë, mos ju trembni motit të keq, por bëjeni këtë edhe pse bie shi apo është ftohtë. Kur të ktheheni do ta kuptoni se ky shi ishte një dush shumë i mirë për trupin tuaj apo ajri i ftohtë një pastrues shumë i mirë për hundët tuaja.

Efektet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata

A janë të mjaftueshme 5 orë gjumë?

Çfarë tregon hulumtimi i fundit?

A ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e autizmit?

Gjithçka që duhet të dini! 👇

Si ndikon në mushkëri artriti reumatoid

Ja çfarë duhet të dini nga studimi i fundit!

Këta janë faktorët e goditjes në tru