MENU
klinika

Rrëfehen VIP-at

Jetëgjatësi në një lidhje? Duhet të dini këto këshilla

09.09.2018 - 22:14

Një histori dashurie nis, dhe jemi të destinuar të mendojmë për jetëgjatësinë e saj, “deri në pafundësi”.

Ndonjëherë ndodh që gjatë rrugës gjërat të komplikohen kaq shumë, saqë ke nevojë për një udhëzim për të rikthyer gjërat në vend.

Disa prej çifteve të showbizz-it, kanë ndarë me ndjekësit e tyre mesazhe në formë këshillash si të ndihmoni në lidhjen tuaj për një fund të lumtur.

Për Kristen Bell dhe Dax Shepard, është e rëndësishme që të mos tregoheni të pathyeshëm, sipas tyre askujt nuk i pëlqen të ketë përballë një njeri të tillë.

Kristen Bell dhe Dax Shepard kanë një recetë të thjeshtë: Mos u tregoni të pathyeshëm, askujt nuk i pëlqen të ketë përballë një njeri të tillë.

“Kaloni një kohë të mirë së bashku…por edhe të ndarë. Gjeni gjithmonë kohë për njëri-tjetrin por ndonjëherë duhet të jeni dhe të ndarë”, thotë John Legend dhe e shoqja Chrissy Teigen.

Njihi vlerat atij që ke në krah thotë Justin Timberlake, i cili e adhuron të shoqen, Jessica Biel.

Bëni kompromise thotë Maryl Streep sepse ajo marrëdhënien e saj me të shoqin, skulptorin Don Gummer e ka bazuar tek komunikimi.