Me gati 4 milionë shikime në “Youtube”, Ronela Hajati pati sukses të madh me këngën e saj të fundit “Do ta luj”, megjithatë këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet.
Kënga e saj e fundit është publikuar rreth 2 muaj më parë dhe tashmë edhe pas pushimeve, me shumë koncerte të mbajtura, Ronela Hajati duket se ka gati projektin e radhës.
Madje, këngëtarja ka paralajmëruar me anë të një postimi në “InstaStory” se deri në fund të vitit do të vijë me 3 këngë të reja.
Ajo njihet si një këngëtaret më energjike shqiptare dhe energjinë e saj nuk e tregon vetëm në skenë, por edhe në punën që bënë.
“3 këngë deri në fund të dhjetorit! Ose më shumë?”, shkruan Ronela. Tashmë mbetet të presim për projektet e saj të radhës.