23.09.2018 - 16:56
Federica Pellegrini ka shkëlqyer në Javën e Modës në Milano, duke treguar se nuk është vetëm një notare fantastike.
30-vjeçarja është ndoshta notarja më e mirë e të gjitha kohërave, por ajo është angazhuar shpesh edhe në botën e modës.
Notarja këtë fundjavë ishte protagonise në Javën e Modës në Milano, pasi sfiloi për stilisten Rafaela D’Anxhelo me një kostum të personalizuar ku lexohej fjala ‘Divina’, pseudonimi me të cilin Pelegrini njihet në pishinat e garave të notit.
Nuk është hera e parë që Pelegrini sfilon për Rafaela D’Anxhelo. Në fakt 30-vjeçarja është një e ftuar e përvitshme në sfilatat kësaj stilisteje.