MENU
klinika

Boks, peshat e rënda

Joshua shmang Furyn, do duel me Wilder

01.09.2018 - 13:06

Kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, ka dalë hapur për sfidës sfidës së 22 shtatorit ndaj rusit Alexander Povetkin në stadiumin “Wembley”, ku ai e mendon të fituar dhe bën plane për vitin 2019.

Joshua po mendon që tani për sfidën që do të zhvillojë në prill të 2019-s, ku shpreson që përballë të ketë amerikanin Deontay Wilder, që mban titullin e kategorisë WBC në peshën e rëndë. Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në këtë Divizion.

Joshua beson se ai do ta fitojë sfidën me Povetkin, ashtu sikurse parashikon edhe një fitore të Wilder ndaj Furyt në përballjen që ata do të zhvillojjmnë në nëntor në Amerikë.

anthony joshua
anthony joshua

Herët a vonë unë dhe Wilder do të duelojmë me njëri-tjetrin. Ne do t’i fitojmë sfidat tona të radhës dhe më pas do të kryqëzojmë dorezat. Unë e dua këtë sfidë. Të mos harrojmë se kemi gati 6 muaj që po e negociojmë këtë përballje, ndaj nuk preferoj të tërhiqem tani”, – u shpreh Joshua.

E pranoj që është e vështirë të gjejmë një marrëveshje me Wilder. Nuk e kuptoj se përse do të përballet me Fury, që ka 3 vjet që nuk zhvillon duele të mëdha. Wilder do ta fitojë atë sfidë dhe më pas e pres të ulet sërish në tavolinë e të bisedojë me mua për duelin tonë” u shpreh Anthony Joshua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN