08.09.2018 - 14:42
E kemi menduar ndonjëherë Kanye West President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Po Kim Kardashian Zonjën e Parë?
Po, kjo mund të ndodhë dhe për ambiciet politike të mikut të tij, ka folur së fundmi John Legend, i cili është shprehur se West e mendon seriozisht garimin për president.
Reperi ka shfaqur disa herë interes për fushatën për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024 dhe me sa duket Donald Trump ka shtruar rrugën për të.
“Kur e arriti Trump, pse jo dhe ai. Kështu mendon Kenye West”, është shprehur Legend.
Sipas këtyre deklaratave, pas disa vitesh, ndoshta në Shtëpinë e Bardhë mund të shohim të ulet Kanye West dhe Amerika të ketë si zonjë të parë Kim Kardashian.