MENU
klinika

Detajet

Kapet skafi me 2 ton drogë në Itali, 2 shqiptarë në pranga

15.09.2018 - 10:17

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 2 tonë marijuanë pranë brigjeve të Vieste në Itali.

Operacioni nisi në mëngjes, kur u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.

Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.

Mediat italiane shkruajnë se mjaftoi një kontroll i shpejtë për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore