MENU
klinika

E thotë hapur

Këngëtarja në Greqi: Jam shqiptare dhe krenare!

04.09.2018 - 21:29

Duke parë që shumë situata aspak të këndshme janë krijuar në Greqinë fqinje për futbollistë dhe artistë të shumtë shqiptare, deklarimi i origjinës së tyre është bërë disi i vështirë dhe kjo është një pjesë që nga disa edhe është anashkaluar.

Por së fundmi, nuk ka ndodhur kështu me yllin e ri të muzikës greke Bela Meri, për të cilën shumë pak do të kishin menduar se do të ishte me origjinë shqiptare. Megjithatë, këngëtarja e pohon këtë me plotë krenari.

Këngëtarja 23-vjeçare është bërë e njohur në Greqi pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “X Factor”, por edhe nëpërmjet koncerteve të shumta që jep në lokalet e këtij shteti. Mirëpo pak kush e dinte që Bela Meri është me origjinë shqiptare. Së fundmi e ftuar në një studio televizive, Bela ka deklaruar publikisht origjinën e saj shqiptare.

Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça dhe jam krenare. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, u shpreh ajo.