MENU
klinika

I thoni jo diarresë!

Keni diarre? Mësoni këtë dhe do bini rehat!

06.09.2018 - 19:16

Çfarë janë probiotikët?

Janë organizma të vegjël që ndikojnë në shëndetin dhe fuqizimin e atyre që quhen mikrobet e mira të zorrës.

Probiotikët janë baktere të gjalla. Shumë baktere të vogla, të mira dhe të këqija jetojnë në trupin tuaj. Bakteret e mira ndikojnë në funskionimin e organizmit tuaj. Bakteret e mira në zorrën tuaj ndihmojnë në tretjen e ushqimit, vrasin mikrobet që shkaktojnë sëmundje dhe mund të prodhojnë vitamina.

Shumë prej organizmave në produktet probiotike janë njësoj si ato që  jetojnë në trupin tuaj.

Ku mund të gjenden probiotikët?

Ju mund t’i gjeni te perimet e fermentuara si lakër turshi, kos, dhallë dhe djathra të ndryshëm. Ndryshe ato mund ti gjejmë në suplementet si: pilula, kapsula, ose pluhura që mund të hidhen në ushqim të cilat mund ti blini në farmaci.

Kush i zbuloi për herë të parë probiotikët?

Emri i tij është Elie Metchnikoff.

Ai ishte një shkencëtar rus, i cili erdhi me idenë për prodhimin e probiotikëve që në vitin 1907. Metchnikoff zbuloi se bullgarët që hanin ose pinin qumështin e fermentuar çdo ditë jetonin një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Ai mendonte se organizmat që prodhonin acid në këto ushqime mund ta mbanin zorrën e trashë të shëndetshme.

Ku ndihmojnë më shumë probiotikët?

Probiotikët veprojnë më shumë në traktin gastro-intestinal. Hulumtimet tregojnë se probiotikët mund të ndihmojnë në parandalimin ose trajtimin e disa llojeve të diarresë. Ata mund të lehtësojnë simptomat e sindromit të zorrëve të irrituara dhe të parandalojnë acarimet e reja të sëmundjes së Crohn-it ose kolit ulçerativ.

Probiotikët mund ta ndihmojnë zorrën tuaj duke rritur nivelin e baktereve të mira dhe duke i mbajtur ato të këqija nën kontroll. Ato mund të ndihmojnë sistemin tuaj imunitar duke mbrojtur trupin tuaj kundër mikrobeve në mënyrë që të punojë edhe më mirë.

Ku ndihmojnë tjetër probiotikët?

Probiotikët ndihmojnë tek tonsiliti që shkaktohet nga streptokoku.
Nëse jeni duke marrë antibiotikë për një infeksion bakterial të fytit sidomos nga streptokoku, probiotikët mund të jenë të dobishëm. Antibiotikët vrasin bakteret e mira së bashku me ato të këqija që ju sëmurin.

Probiotikët mund të zëvendësojnë bakteret e mira apo të fuqizojnë ato që kanë ngelur dhe parandalojnë efektet anësore të antibiotikëve. Ju duhet t’i merrni probiotikët të paktën 2 orë më pas nga antibiotikët dhe të vazhdoni të merrni probiotikë për të paktën një javë pas përfundimit të antibiotikëve.

Etiketat listojnë numrin e njësive që formojnë koloni për secilën dozë të një probiotiku. Shumat mund të shkojnë nga 100 milion në disa trilion koloni. Sa duhet të merrni varet nga lloji i probiotikut dhe gjendja që dëshironi të trajtoni.

Sa kohë duhet që të përdorni probiotikun?

Përgjigja e saktë është 1 muaj.

Nëse gjërat e mira nuk ndodhin pas 4 javësh, ju mund të keni nevojë për një probiotik tjetër. Çdo lloj i baktereve punon ndryshe në trupin tuaj.

Doza mund të jetë jo e saktë, gjithashtu. Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni duke kërkuar për të përmirësuar simptomat specifike. Mjeku mund të sugjerojë probiotikun e duhur për ju.

A kanë efekte anësore probiotikët?

Përgjigja e saktë është jo, nuk kanë.

Ndryshe nga droga, kompanitë që bëjnë shtesa probiotike nuk kanë nevojë të provojnë se produkti i tyre është i sigurt apo jo. Në përgjithësi, ata mendohen të jenë të sigurt, por nëse keni ndonjë problem shëndetësor, bisedoni me mjekun tuaj para se të merrni një probiotik.

Probiotikët mund të kenë efekte anësore, veçanërisht nëse keni një sistem imun të dobët. Probiotikët janë krijesa të gjalla. Disa duhet të mbahen në frigorifer ose përndryshe do të vdesin. Sigurohuni që t’i merrni brenda datës së skadimit. Probiotikët janë karbohidrate që ju nuk mund t’i tretni, por ata janë “ushqyes” për bakteret tuaja të mira.