Edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut hap siparin të hënën më 17 shtator, për të vijuar përgjatë 5 ditëve të fokusuara tek kinemaja e angazhuar. Në ambientet e Shkollës së Filmit Marubi, personazhe të ndryshëm nga bota e kinemasë do të vijnë për të qenë pjesë e festës së madhe të filmit, që e kthen Tiranën një nga qendrat më të rëndësishme kinematografike në rajon përgjatë kësaj jave. Ashtu si çdo vit ky festival kërkon të flasë përmes një teme ndërgjegjësuese për shoqërinë.
Këtë vit motoja është e vërteta, ajo ku rrotullohet jeta jonë. Nëse vitet e kaluara Festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, terrorizmi apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë: Kërcënimi i së vërtetës. (Threat to Truth) Në edicionin e 13-të IHRFFA, nga 3400 aplikime janë përzgjedhur 43 produksione. Siparin e festivalit do ta hapë filmi “Iuventa” produksion gjerman të regjisorit italian Michele Cinque, i cili do të jetë vetë i pranishëm në këtë event.
Të ftuar këtë vit në festival janë: aktori nga Greqia ATHANASIOS CHALKIAS për filmin LINES, Hank Levine nga Gjermani regjisori i filmit EXODUS, Orgesa Arifi me filmin KURRIZI nga Kosova. I tuar special I festivalit është Andreë Feinstein gazetari shkrimtari për filmin Shadoë Ëorld, Askold Kurov regjisor rus për filmin THE TRIAL – the state of Russia Vs Oleg Sentsov, për regjisorin ukrainas i cili është në burg në Siberi. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmat do të shfaqen edhe në Europe House (te Pallati i Kongreseve), në Akademinë e Sigurisë, në Destil, instalacionin REJA pranë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe COD. Së pari Forumi në Europe House mbi “Portalet, porta hyrëse dhe/apo dalëse e të vërtetës?”, ditën e martë 18.09.2018, pas shfaqjes në orën 11.00 të dokumentarit “News 23/06/2016”.
Ditën e mërkurë, 19.09.2018, ora 11.00 do të jetë një shfaqje special me student të akademisë së sigurisë dhe persona të dënuar për krime penale të cilët do të ndjekin filmin “Pre-Crime” të regjisorëve gjerman Monika Hielscher, Matthias Heeder, dhe më pas do të marrin pjesë në forumin për “Teknologjia në parandalimin e krimit”; Gjithashtu të mërkurën, 19.09.2018 ora 21.00, në Destil në bashkëpunim me Universitetin POLIS shfaqet dokumentari “Blue Heart” i cili dokumenton betejën për Vjosën, në Shqipëri, lumi më i madh pa digë në Europë, dhe situata të ngjashme në Ballkan, dhe më pas vijohet me diskutimin me temë “Krimet mjedisore.
Sa dimë për to?” Duke qenë se për drejtuesit e Festivalit mbetet prioritet fokusimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e të rinjve, në subjektet që trajtojnë filmat, është menduar që ditën e enjte 20.09.2018, ora 11.00, në sallën e kinemasë Marubi në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri” të shfaqet filmi “Find Fix Finish” dhe të vijohet me një debat me nxënësit me temë: “REALITETI FIZIK DHE VIRTUAL”. Ditën e premte 21.09.2018, ora 11.00, në Europe House shfaqet filmi i shkurtër “Dysphoria” i Gjergj Bodani dhe vijohet me debatin moderuar nga shoqatën OMSA, Open Mind Spectrum Albania.