Fakt
HIV-i nuk përhapet nga kontaktet e rastësishme me një person, nga ajri, uji, përdorimi i enëve të njëjta, ndenjëset e tualetit ose pështyma. Virusi nuk mund të jetojë për periudha të gjata jashtë trupit.
HIV-i përhapet përmes lëngjeve trupore duke përfshirë gjakun, spermatozoidet dhe qumështin e gjirit. Përhapja e sëmundjes shkaktohet nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura dhe përdorimi e gjilpërave (injeksioneve).
Ndodh më rrallë që HIV-i të transmetohet përmes qumështit të gjirit apo transfuzioneve të gjakut.
Keni vetëm pak vite jetë?
Mit
Në fillim të epidemisë së SIDA-s, mesatarja e jetëgjatësisë ishte vetëm disa vjet, megjithatë, kjo nuk ndodh më.
Medikamentet dhe trajtimet e reja kanë zgjatur jetën e njerëzve me HIV dhe shumë njerëz mund të jetojnë një jetë normale.
Nëse e kapni sëmundjen në fillimet e saj mund të jeni në gjendje të parandaloni HIV-in të kthehet në AIDS.
Mit
Jo të gjithë kanë simptoma kur infektohen me HIV. Shumë njerëz kanë simptoma të ngjashme me atë të gripit, brenda 2 deri 4 javëve të infektimit me HIV.
Simptomat mund të përfshijnë ethe, gjëndra të fryra, dhimbje të fytit, skuqje, lodhje, dhimbje të kockave dhe dhimbje koke.
Simptomat mund të zgjasin disa ditë deri në disa javë. Megjithatë, këto simptoma i ngjajnë shumë infeksioneve të tjera dhe mënyra e vetme për të ditur me siguri nëse jeni i infektuar me HIV është që të testoheni.
HIV-i mund të shërohet, çdokush mund të marrë HIV
Fakt
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se 1.1 milion njerëz të moshës 13 vjeç e lart janë të infektuar me HIV dhe 44.000 njerëz janë infektuar në 2014.
Çdokush mund të infektohet me HIV. Raporti i HIV-it midis afrikano-amerikanëve është rreth 8 herë më i lartë se tek të bardhët.