MENU
klinika

Do mbeteni gojëhapur!

Këto fakte rreth alkoolit do iu “bien në kokë!”

02.09.2018 - 17:38

Verërat e mira, birra artizanale, kokteile dhe shampanjë të bëra nga murgjit francezë konsiderohen nga shumë njerëz si plotësues i një shoqërie të mirë dhe një kuzhine të mirë. Gjëja e fundit që dikush dëshiron të dëgjojë është se alkooli shkakton kancer.

Jürgen Rehm, PhD, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve Sociale dhe Epidemiologjike në Qendrën për Varësinë dhe Shëndetin Mendor në Toronto, Ontario, Kanada deklaron: “Fakti që alkooli është kancerogjen është konfirmuar qartë”.

Profesor Peter Boyle, i cili është kryetar i Institutit të Shëndetit Publik Global në Universitetin e Strathclyde në Lyon Ouest-Ecully, Francë deklaron: “Ky fakt ka qenë i njohur për më shumë se 120-130 vjet më parë, që nga viti 1911 në Mbretërinë e Bashkuar kur kanceri i gojës, dhe kanceri i gjuhës ishte shumë i shprehur tek njerëzit që punonin në industrinë e pijeve me përmbajtje të alkoolit. Është shumë, shumë e qartë”.

Në vitin 1988, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit deklaroi se alkooli ishte një kancerogjen i konfirmuar. Raporti Botëror i Kancerit i publikuar në 2014 theksoi rolin e alkoolit në shkaktimin e kancerit, duke gjetur se alkooli përbën shkakun e rreth 3.5% të vdekjeve nga kanceri (rreth 1 në 30 vdekje nga kanceri) në botë.

Në gusht të vitit 2015, të dhënat u publikuan nga dy studime të mëdha.

Studimi i Shëndetit të Infermierëve dhe Studimi i Profesionistëve të Shëndetit konkludoi në: “Rritja e rrezikut për kancerin tek personat që konsumojnë alkool është e rëndësishme edhe kur sasitë e konsumuara janë të vogla dhe më të riskuarat janë gratë krahasuar me burrat. Pra çdo pikë alkooli vret”.

Në një analizë të Shoqatës Evropiane të Kancerit dhe Ushqyerjes i kryer në 10 vende evropiane, përgjatë një periudhe kohore 11-vjeçare konkludoi: “Konsumi i alkoolit është i lidhur dukshëm me rrezikun e kancerit të gjirit; çdo rritje 10-g / ditë në marrjen e alkoolit rrit rrezikun me 4.2%. Nëse jeni diagnostikuar sot me kancer, ka të ngjarë që ekspozimi i alkoolit të fillojë të paktën 15-20 vjet më parë”.

 

Redaktoi: M.D