MENU
klinika

Nis dialogu

KiE: Kosovës t’i hiqen viza

12.09.2018 - 09:47

Komitetin për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme(LIBE), ka marrë në dorë tashmë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për rrjedhojë tashmë janë hapur rrugët për dialogun e rëndësishëm midis tre palëve: Komisionit Europian, Parlamentit, dhe Këshillit të Ministrave.

Për të fituar liberalizimin e vizave, shtetit të Kosovës, i duhet të kalojë edhe dy votime, bëhet fjalë për miratimin e Parlamentit Europian dhe Këshilin e Ministrave

Siç duket deri tani në mbështetje të kësaj nisme është Komisioni Europian i cili ka inkurajuar dhe Parlamentin dhe Këshillin Europian, për të mos e lënë pas propozimin në lidhje me liberalizimin e vizave të Kosovës.

“Kosova ka bërë përparim të madh gjatë dy vjetëve të fundit dhe është e rëndësishme që zbatimi i të gjitha standardeve të vazhdojë. Komisioni tani inkurajon Parlamentin Evropian dhe Këshillin për të ecur përpara në propozimin e Komisionit për heqjen e kërkesave për vizat për Kosovën”, përmendet nga Komisioni Europian.

“Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në rajon”

Kurti: Serbia do të jetë rrezik për sigurinë e Kosovës dhe…

Deri tani 13 persona kanë humbur jetën

Pamjet/ Shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi

"Projektligjet për serbët në Kosovë nuk i shkelin zotimet e dialogut"

U kritikua nga SHBA dhe BE, reagon Serbia