Menu

Deklarata e Ministrit kinez të Tregtisë

Kina nuk mund të negociojë me SHBA nën presion…

25.09.2018 - 10:53

Zyrtarë nga Pekini thanë të martën se ishte e pamundur të mbaheshin bisedime tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Uashingtoni po imponon tarifa që janë si “vendosja e thikës në fyt”.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Duke folur një ditë pasi Uashingtoni vendosi tarifat me 200 miliardë dollarë në mallra kineze, ministri i Tregtisë Wang Shouwen tha se Kina është e hapur për negociatat, por që të dy palët duhet të trajtojnë njëri tjetrin “në mënyrë të barabartë dhe me respekt”.

“Tani që SHBA ka miratuar këtë lloj të kufizimeve të tregtisë,duket sikur na kanë vendosur thikën në fyt. Në këto rrethana, si mund të vazhdojnë negociatat?” Tha Wang në një konferencë shtypi.

Sekretari i thesarit të shtetit në SHBA, Steven Mnuchin kishte ftuar zyrtarët kinezë të mbanin bisedime të reja, por presioni i fundit i Presidentit Donald Trump dhe paralajmërimet se një tjetër tarifë 267 miliardë dollarë për mallrat kinezë është planifikuar, duket se e kanë hedhur poshtë këtë përpjekje.

Wang u takua me zyrtarët e SHBA në Uashington në gusht, por nuk ka pasur takime të nivelit të lartë midis dy ekonomive më të mira të botës për muaj të tërë.

Ai tha të martën se masat e SHBA-së “kanë bërë të pamundur që negociatat të vazhdojnë” dhe fajësoi SHBA-të për braktisjen e një konsensusi mbi tregtinë.

Lufta tregtare midis dy gjigantëve më të mëdhenj ekonomik është përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë verës, pasi Shtetet e Bashkuara kanë vendosur dy here tarifa të reja që kanë prekur deri tani rreth 250 miliardë dollarë mallra, rreth gjysma e eksporteve të Kinës në Shtetet e Bashkuara.

Eksportet e Kinës në SHBA përbënin 19 për qind të të gjitha dërgesave të saj jashtë shtetit vitin e kaluar, sipas një dokumenti të botuar nga kabineti i Kinës, Këshilli i Shtetit, të hënën.

Zyrtarët në Pekin thanë se planifikuan të rrisin mbështetjen për industritë dhe kompanitë e dëmtuara sepse kërkojnë të kompensojnë efektet e luftës tregtare.

“Do të marrim në mënyrë aktive të gjitha llojet e masave për të ndihmuar kompanitë të zgjidhin vështirësitë e tyre”, tha Luo Wen, Zëvendës Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Informative, kur u pyet se çfarë do të bënin kompanitë e prekura nga lufta tregtare.

Tarifat amerikane të së hënës goditën një gamë të gjerë produktesh, përfshirë, modulet e memories kompjuterike, përpunuesit automatikë të të dhënave dhe aksesorët për pajisje zyre si fotokopjuesit dhe shpërndarësit e kartëmonedhave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN