MENU
klinika

Video-Intervistë me Prof. Asc Edmond Nuellari

Kirurgu alarmon! Nga prerja e gjymtyrës deri në vdekje nëse…

24.09.2018 - 19:59

Si çdo të hënë, edhe ditën e sotme patëm një të ftuar special në studion e Klinika Online.

Bëhet fjalë për Prof. Asc Edmond Nuellari, Kirurg Vaskular, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë Vaskulare dhe Angiologjisë në QSUT.

Intervista u zhvillua duke pasur në fokus sëmundjet vaskulare dhe mënyrën se si ato trajtohen.

“Sëmundjet vaskulare i ndajmë në dy grupe, një grup që trajtohen në mënyrë konservative dhe një grup që trajtohen në mënyrë kirurgjikale. Mënyra konservative presupozon përdorimin e ilaçeve, medikamenteve, përdorimin e çorapeve të llastikut dhe në rast se këto që përmendëm nuk rezultojnë efektive, sipas stadeve të sëmundjes bëhet trajtimi përkatës”, pohoi Kirurgu Vaskular.

Prof. Nuellari, paralajmëroi ndër të tjera se sëmundjet venoze, (variçet) përkeqësojnë frikshëm gjendjen e të sëmurëve nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë! Duke përmendur këtu edhe sëmundjet arteriale:

“Sëmundjet arteriale, veçanërisht në rastet e një urgjence kirurgjikale, kanë një dramë shumë të madhe. Tek pacienti shfaqen dhimbje të forta si pasojë e bllokimit të menjëhershëm të enëve të gjakut. Gjymtyra e të sëmurit nuk arrin që të furnizohet me gjak. Në rastet kur nuk jepet ndihma e shpejtë për 4-6 orë, të sëmurit mund t’i pritet gjymtyra ose në rastin më të keq mund të ndërrojë jetë.”

Po ashtu Prof. Nuellari për ndjekësit e Konica.al dha disa këshilla për parandalimin e venave varikoze: “Çdo grupmoshë duhet të merret me aktivitet fizik dhe të ndjekë një regjim ushqimor të caktuar!”

Kujdes! Trajtimi në kohën e duhur është pika themelore! Sapo shenjat e para të shfaqen, mos hezitoni të lini një takim me mjekun!