MENU
klinika

Thirrje për ndërhyrje urgjente!

Kisha e Shën Venerandës në rrezik

17.09.2018 - 11:05

Dom Artur Jaku bën thirrje për ndërhyrjen urgjente në Kishën e Shën Venerandës në Pllanë të Lezhës.

Me anë të një postimi në facebook ai kërkon ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kësaj bukurie të pashoqe.

Për Kishën që njihet nga vendasit me emrat kisha e Shën Barbarës apo Barbullës është shprehur edhe dom Nikë Ukgjini i cili thotë se: Rasti i Kishës se Shna Prendes apo Barbares në Pllanë dhe Kishës tjetër të Shna Prendës në bashkinë e Lezhës të shndërruara në hane, janë raste të qarta se duhet urgjentisht të kthehet ligji i rojeve pasivë për t i ruajtur e kujdesur.

Përndryshe edhe kjo pak pasuri materiale do na shkatërrohet qoftë nga dashakeqasit qoftë nga armiqtë e jashtëm.”

Sipas relacioneve dhe studimeve, kisha në fjalë është ndërtuar rreth shek. Xlll-XlV dhe përbëhet nga naosi dhe një hajat i vonë. Marin Bici në 1610 e pëshkruan si një hajat të bukur përpara kishës.

Ndërsa B.Orsini e quan si më të bukurën e Shqipërisë.

Në hyrje të kishës gjallojnë dy afreske pasbizantine, e në brendësi në murin perendimor ende shihen dy afreskë të stilit të protorenesancës.

Kisha përbëhet prej një vëllimi unik, mbuluar me çati druri e tavan dërrasash. Në krah të djathtë të absidës ka mure të rëna që të bëjnë të mendosh për një strukturë tjetër pranë saj.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët