Një drogë e cila është përdorur prej kohësh në Japoni për astmë mund të ngadalësojë aktivitetin e trurit te njerëzit me sklerozë të avancuar.
Studimi ka testuar një ilaç të quajtur Ibudilast. Nuk është miratuar në Shtetet e Bashkuara, por është përdorur për vite me radhë në Japoni si një trajtim për astmën dhe për marrjen e mendëve te të mbijetuarit e goditjeve.
Hulumtuesit zbuluan se kjo lloj droge ngadalësoi punimin e trurit me 48%. Skleroza e avancuar është një çrregullim neurologjik i fibrave nervore në shtyllën kurrizore dhe në tru.
Varësisht se ku ndodh dëmtimi, simptomat përfshijnë probleme të shikimit, dobësim të muskujve, mpirje dhe vështirësi me ekuilibrin dhe koordinimin.
Shumica e njerëzve fillimisht janë diagnostikuar me “relapsing-remitting”, që do të thotë se simptomat e tyre janë të rënda për një kohë të caktuar dhe më pas lehtësohen.
Inflamacioni nxit një pjesë të trurit të relaksohet, ndërkohë që format progresive janë të nxitura nga çrregullimi i qelizave nervore në tru, pas dëmtimit që vjen nga faza inflamatore.
Redaktoi: F.R