MENU
klinika

Vendet vakante

KLP ‘rrezikon’, Vetting-u shkarkoi tre prokurorë

11.09.2018 - 17:07

Kolegji i Posaçëm i Apelimit(KPA), ka shkarkuar deri tashmë gjatë proçesit të vetting-ut,  3 prokurorë.

Nikëhasani, Kaloçi dhe Hoti janë shkarkuar ditën e djeshme, për shkak të mos-deklarimit të plotë të pasurive, dhe pajustifikueshmërinë e tyre.

Si pasojë e këtyre shkarkimeve, mbeten 3 vende vakante për prokurorë të tjerë të rinj të Apeleve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mundet dhe të pësojë një ndalesë të hovit të punës duke qenë se ligji parashikon që për ngritjen e KLP-së duhen së paku dy prokurorë në përbërjen e saj nga Apelet.

Ndërkohë që deri tashmë ka arritur të kalojë proçesin e vetting-ut vetëm një prokuror, Dollapaj.

Nëse këto vende do të mbeten bosh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrezikon të ngrihet në vjeshtë.

Për tu ngritur ky këshill i cili është i domosdoshëm për proçesin emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm. duhet të shprehin interes prokurorë të tjerë të Apeleve dhe të plotësohen vendet bosh.