MENU
klinika

NBA

Kobe Bryant do të stërvisë djalin e legjendës

05.09.2018 - 15:39

Legjenda e NBA, Kobe Bryant, duket se ka lënë pas krahëve polemikat që ka patur me ish-shokun e skuadrës te Lakers, Shaquille O’Neal dhe është vetofruar që të stërvitë Shaqir O’Neal, djalin 15-vjeçar të gjigantit Shaq.

Pritet që ai dhe Kobe të takohen në palestrën e një shkolle në Santa Monica (Crossroads School). Kobe gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për të më stërvitur”, tha Shaqir O’Neal, që më tej shtoi: “Mendoj se nuk është kurrë vonë të marrë leksione nga ai”.  

kobe bryant dhe o'neal
kobe bryant dhe o’neal

Ndërkohë, djali tjetër i Shaquille O’Neal, Shareef, 18 vjeç, pritet që të bëjë debutimin e tij në UCLA, kampionatin e universiteteve sezonin e ardhshëm. Kobe Bryant dhe Shaq O’Neal kanë qenë shokë skuadre te Lakers për 8 vite (1996-2004) dhe së bashku shkruan historinë e NBA-së, duke qenë një dyshe e pandalshme.

Së bashku ata fituan 3 tituj kampionë radhazi (vitet 2000-2002). Pavarësisht këtij suksesi, dy basketbollistët ikonë të NBA-së gjithnjë kanë qenë edhe rivalë mes tyre, se kush ishte lider në ekip.