MENU
klinika

Flet ish-kapiteni Lorik Cana

“Kombëtarja e futi Shqipërinë në hartën e botës”

10.09.2018 - 11:29

Tashmë është kthyer një tifoz i zjarrtë i Kombëtares, por Lorik Cana mbetet një figurë tërheqëse edhe për mediat italiane. Herë pas here, ish-kapiteni ynë kuqezi shfaqet me mendimet e tij në gazeta të ndryshme në “fqinjin” tonë të përtej Adriatikut.

Kështu ka bërë edhe kësaj here, teksa për “lalaziosiamonoi.it” ka folur veç të tjerash edhe për kombëtaren e Shqipërisë dhe të ardhmen e tij në futboll.

lorik cana si tifoz
lorik cana si tifoz

A keni shkuar për ta parë ekipin kombëtar shqiptar në këto ndeshje të Ligës së Kombeve?

Unë shkova për ta parë Shqipërinë në ndeshjen e parë, ku fitoi 1-0 ndaj Izraelit. Kam qenë bashkëlojtar me Berishën, Strakoshën, Bashën, me të cilët kam ndarë gëzime dhe hidhërime të shumta me fanellën kuqezi.

Futbolli shqiptar ka pasur një bum të madh për shkak të rezultateve të fundit të kombëtares. Këtu e kam fjalën për kualifikimin historik në finalet e Europianit të fundit.

Kjo ishte një vitrinë e madhe, që tregoi se ka lojtarë të mirë në një vend, ku futbolli është numri një si sport. Një krenari kombëtare, jo vetëm nga pikëpamja e futbollit. Një sukses i tillë shërben edhe për ta vënë Shqipërinë në hartën e botës.

konica sportkonica sport mobile

Ka pasur një publicitet të madh për lojtarët e kombëtares sonë. Në anën tjetër, Shqipëria është një vend që ka investuar shumë më tepër se më parë për futbollin.

Në infrastrukturë dhe ligën vendëse ende nuk është niveli i duhur, edhe pse ka pasur një përmirësim në vitet e fundit. Falë këtyre investimeve, skuadra nga Shqipëria kanë shkuar edhe në grupet e Ligës së Europës.

lorik cana dhe hysaj
lorik cana dhe hysaj

Çfarë do të bëjë Lorik Cana në të ardhmen?

Unë kam një fondacion në Kosovë, për të cilin janë themelues dhe president, duke punuar me fëmijët. Unë, gjithashtu, po merrem disi edhe me televizionin, por brenda dy vjetëve do të fillojë një karrierë menaxheriale në futbollin profesionist.

Unë nuk dua të qëndroj absolutisht jashtë botës së futbollit. Do të bëj gjëra të tjera përmes fondacionit dhe TV, por dua të provoj botën menaxheriale. Ku? jo në Shqipëri, por në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e ish-kapitenit të Kombëtares

Lorik Cana: Fati ndihmon atë që e kërkon