MENU
klinika

Miqësorja e U-15

Kombëtarja humb në Korçë ndaj Maqedonisë

18.09.2018 - 18:50

Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, është mundur 1-2 nga fqinjët e Maqedonisë, në miqësoren e zhvilluar sot në orën 16:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Kjo ishte miqësorja e parë, ndërsa miqësorja e dytë do të zhvillohet pas dy ditësh, më datën 20 shtator, në stadiumin “Biljanini” në Ohër, në po të njëjtin orar.

Kuqezinjtë kanë luajtur një ndeshje të barabartë përballë bashkëmoshatarëve të tyre, por nuk kanë mundur të jenë më të saktë dhe të finalizojnë.

kombetarja u15 korce
kombetarja u15 korce

Përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ujka, Kreka, Rahimi, Stafa, Abazaj, Cipi, Kote, Istrefaj, Ndreu, Cereni, Begotaraj.

Golat: Cereni ’27 / Gjirgjiev ‘2, ’68 Ibrahimi

Kartonë të verdhë: Bajraktari ’45, Cereni ’68, Kreka ’70 / Zekjiri ’60

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy miqësore me Maqedoninë

Memushaj shpall listën e Kombëtares U-15