MENU
klinika

Dossier

Konçensioni i parë në energjitikë

11.09.2018 - 16:48

Para elektrifikimit të të gjithë vendit, Korca ka pasur një histori suksesesh në prodhimin e energjisë elektrike me vetë resurset e saj. Megjithatë pakkush e njeh historinë e energjitikës shqiptare që i ka fillesat e veta me hidrocentralin e parë të ngritur në Vithkuq, për ngritjen e të të cilit kane kontribuar mbi 100 investitorë. I ngritur më 1936 Stacioni Hidroelektrik i Vithkuqit apo ndryshe siç njihet sot si “hidrocentrali”, ishte vepra më e madhe e hidroshkencës e realizuar me konçension deri në atë periudhë në rrethin e Korcës. I ndërtuar për të përmbushur nevojat me energji elektike të kësaj zone, hidrocentali ka funksionuar në mënyrë permanente për 93 vite.

Prej këtej merr jetë zanafilla e koncesioneve në Shqipëri dhe vecanërisht në Korcë. Me 1925 në kushtet e një kolapsi ekonomik për zonën e Korcës , nevoja për energji paraqitej më primare se kurrë. Në pasqyrim të kesaj situate, ishte pikërisht moment kur qeveria shqiptare e kohës I jep koncesionin e parë shqiptar për prodhimin dhe shërndarjen e energjisë elektrike Shoqërisëë së përgjithshme elektrike. Me formën e një shoqerie me përgjegjësi të kufizuar, aksionerët e saj , rreth 100 fillojnë punën për ngritjen në zonën e Vithkuqit të një hidrocentrali . Punimet e nisura më 1925 përfundojnë me realizimin e plotë të veprës më 1936, kohë kjo kur hidrocentrali filloi funksionimin e pandërprerë për të furnizuar me energji korcën dhe Vithkuqin.

Firma korçare që ndërtoi hidrocentralin më 1936 bashkëpunon me dy firma te huaja qe i shërbenin të njëjtës kauzë , njëra italiane dhe tjetra austriake; “J.M. VOITH ST. PÖLTEN” dhe “TURBO TOSI“. Me kontratën e furnizimit të nënshkruar më 1937 , deklarohet se një pjesë e pajisjeve si gjeneratori dhe turbinat do te importoheshin nga Italia dhe Austria ku pala shqiptare pranonte ksuhtet e vendosura nga dy firmat në fjalë. Për kohën u punësuan rreth 6 inxhinierë mekanikë, hidroteknikë dhe elektrikë të huaj, kryesisht italianë , dhe punonjës shqiptarë , numri i të cilëve arrinte në 60 .

Ishte parshikuar që hidrocentrali të prodhonte rreth 500 kw, megjithatë në vitet e para u arrit të prodhohej vetëm 100kë/orë. Me një konstruksion modern për kohën , hidrocentarli funksiononte vetëm me një gjenerator dhe më pas rreth viteve 50 iu shtua gjeneratori tjetër “Doutch “.Gjatë viteve të para të krijimit , konsiderohej si vepër koncesionare, më pas rreth fundit të viteve ’40, pas luftës u shtetëzua dhe kaloi nën kontrollin e plotë të shtetit. Punonjësit e mëparshëm u zevendësuan me të rinj dhe filloi ndërtimi i nënstacionit . Energjia e prodhuar nga dy gjeneratorët kalonte fillimisht në nënstacion dhe më pas shpërndahej në të gjithtë qytetin.

Performanca e hidrocentalit prej inagurimit deri më 1980 ishte relativisht e mirë, edhe pse një pjesë e turbinave kishin dëmtime serioze. Më 1986 për shkak të amortizimit kritik, hidrocentrali i nënshtrohet nje ndërhyrjeje që përfshiu kryesisht turbinat. Amortizimi do të vazhdonte të rritej me nivele kritike duke bërë që më 2001 gjeneratori i vendosur që në periudhën zogiste të dilte tërësisht nga funksioni. Një prej ish punonjësve e kujton kështu këtë periudhë:

“Ishte periudha më e vështirë që kemi hasur për punimet. Një pjesë e madhe e rrjetit u degradua, gjeneratori doli jashtë përdorimit, rreth 8 lagje nuk kishin për javë të tëra energji elektrike. U desh një ndërhyrje modifikuese nga inxhinierë shqiptarë për ta rikthyer në punë përsëri. Më pas mori dhe 3 vite të tjera deri sa u miratua plani për ndërhyrje në të gjithë rrjetin , një fond nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Energjitikës”.

Gjatë periudhës 1990-2004 kur gjëndja e përkeqësuar nuk mundësonte dot furnizimin me energji të gjithe banorëve, funksioni I hidrocentralit ra. Kjo u bë shtysa që i hapi rrugë ndërtimit të hidrocentraleve të reja në zonën e Korcës , si : i Dishnicës, Elmasit, Lubonjës etj. Nexhmi Cepi , një prëj ish-drejtuesve shprehet :” Ka qenë një prej hidrocentraleve më të mirë që më ka rënë rasti të drejtoj. Periudha kize normalisht ka pasur, mejithate punonjesit i zgjidhnin shpejt. Me 1987 kur një pjesë e meknikëve dhe elektricistëve u larguan, hidrocentralit thuajse i ra vlera dhe u amortizua në nivele kritike”.

Më 2004 , hidrocentrali i shtetëzuar, i shitet firmës “Favina Sh.p.k “. Nga ajo kohë janë bërë ndërhyrje të shumta në bazë dhe në lokalitete . Prodhimi i energjie është përshpejtuar . Ndërrimi i dy gjenratorëve me një të ri që prodhon rreth 500kë/orë , paraqitet mjaft pozitiv. Më 2010 sipas përllogaritjeve, mesatarisht ishte prodhuar rreth 5.000.000 kw, për furnizimin e zonës. Një prej specialistëve korcarë të fushës, inxhinieri elektrik Niko Zjari tregon:

“Përmirësimi i teknologjisë së përdorur nga firma dhe zëvendësimi i turbinave, gjeneratorëve dhe kabllove me të reja , kryesisht italiane, ka dhënë përparësitë e veta. Nuk ndodhin anomaly në rrjet dhe furnizimi përgjithësisht është më i shpejtë, më pak kohë , më shumë energji”.

Në ditët e sotme pritet të realizohet një ndërhyrje tjetër në hidrocentral. Pavarësisht ndërhyrjeve, histora shumëvjeçare e hidrocentalit ende vazhdon të mbetet një prej emblemave të Korcës dhe krenari për përparimin dhe “revoluconin industrial” korcar.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier: “Majestic” në 9 dekada

Epopeja e një kinemaje