MENU
klinika

Luigj Gurakuqi

Konstitucioni edhe të drejtat e shqypëtarëvet

25.09.2018 - 15:08

Në gazetën Tomorri, Luigj Gurakuqi shpreh indinjatën e vet për shqiptarizmin dhe për ato probleme emergjente që qëndronin në vitin 1910 për Shqipërinë. Një nga çështjet kryesore në ato kohë, përveç vështirësisë së marrëdhënieve me shtetet fqinjë ballkanike Shqipëria kishte dhe problemin e konstitucionalizmit shqiptar që varej shumë edhe nga perandoria Osmane që ishte në fund të udhëtmit të saj me daljen e xhontruqve. Për më tepër ai shprehet:

Asnjë komp tjetrë nga të shumtët që përmbajnë mbretëritë otomane nuk e priti ma me gas të math se na shqyptarët të shpallunit e liris, pse asnjë komp tjetrë nuk ishte ndë kohët të despotismit aqë i shkelun e aqë i shtypun sa kombi shqypëtar. Në atë kohë të tmeruarë, që kurdoherë do ta kujtojmë me mërzitje e me neveri, fiset tjera, ndonëse ndën shkopin e tiranies, të krahua me ne ndodheshin ndë një shtet pothua, të mirë: ishin të njohuna si kombe të veçanta, kishin gjuhën e tyne të lira, e të gjitha kishin përpara vedit një fushë, ca ma të gjanë ca ma të ngushtë, ki mund të punonin për me shtruar të drejtat e veta e për me kërkuar tjera ma të mëdha, tue bamun edhe intriga, të cilat ma të shumën e herës ishin të sjeluna kundrë nesh. Na nuk kishim asnjë nga këto të mira: qeveria na i shpërblente nderat e shërbimet, që i kishin bamun e po i banim, tue ndaluar këndimin e mësimin e gjuhës sonë, ten a ndjekur me mënyrat ma të ashpra e ma barbare, tue na ngarkaur me pagesa e me gjobë të randa e çka ash keq e ma keq, tue na lëshuar në dorë të armiqvet tonë, të cilët punonin bashkë me të, ndë një marëveshje të djalltë, për humbjen e për të shuarit e kombit tonë.

Kuptohet lehtazi, gëzimi që rrëfyem na, kur u dha kostitucjoni, për të cilin shqyptarët qenë ata që u përpoqën ma tepër, pse të mjerët kishin shpresë se nën hije të tij edhe të drejtat tona kishin për t’u njohunë e për të dalunë ndë shesh. Po gazi ynë nuk ngjati shum, pse, po të hedhim një sy mbi gjith’atë kohë që ka kaluarë nga ajo ditë e gjer më sot, do të shohim se shpresat tona, mjerisht, nuk janë mbushunë të gjitha.

Ngjarjet e përlotura të Vlorës, vandalismat e Xhavit Pashës ndë Kosovë, e sot trubullimet e ngatërimet e çashtjes s’abesë janë atij që të na rrëfenjë se për ne brengat e të vojturat nuk kanë marrë funt e se një fuqië e mpshehetë e djallëzore vepëron pa rreshtun për damin e për humbjen tonë.

Duket se këta anmiq tonë të betuarë mundohen me të gjithë sa kanë fuqi ta mpshehin të vërtetën përpara qeveris, të na përfytyrojnë si njerës të liq e me qëllime të këqia e kështu të arijnë dëshirin e tyne që qeveria të randojnë dorën mbi ne.

Dy punë që na kanë rrëfyer sheshit se të drejtat e kombit tonë ndodhen sot ndë një rrezik të madh e se, ndë kjoftë se na nuk do të përpiqemi t’i mprojmë e t’i kërkojmë me ato masa e me ato mjete që na jep konstitucioni, kemi për t’i humbasunë fare, janë këto: çashtja e kombësivet dhe çashtja e shkronjavet.

Disa ditë më parë, kur po flitej në parlament mbi shënimet mbi muhamedanët nuk ishte nevojë të shënohej kombësia e se të kërshtënët munt të shënoheshin pas asaj kombësie që të sgjithshin ata vetë, pa marrë për themel as gjuhën as zakonet. Kejo ligjë e padrejtë ash sjellunë sidomos kundrë shqiptarëvet, pse asht punë e ditun që, kur most ë njihet kombësia vllezërvet tonë muhamedanë, atëherë të krështenët, të mbetunë të vetëm e të gënjyerë nga propaganda e huaja, do t’i bijnë mohit ma të shumit kombit të vet.

E këjo ligjë ka nisë t’i sjellë ç’tani pemët e saja të liga: nga të hollat që ka dhamunë ministoria e mësimit për shkollat e kombësivet të ndryshme të mbretëriës otomane, vetëm na shqypëtarët nuk kemi marrë akoma asgja, pse nuk jemi të njohunë si komp!…

Të vimë tani te çashtja e shkronjavet, e cila na ka sjellun ndë këto turbullime e që edhe sot na trazon mëndet e zembrat tona.

Qeveria thotë gjithnji se ndë këtë çashtje do të mbahet e paanshme, po dita me ditën po shohim se sjellja e xevendësvet të saj nuk asht e tillë. Por edhe të ishte kështu, si mundet ministoria e mësimit të rinjë me duar të lidhura ndë një punë kaqë delicate, kur e ka për detyrë të kërkonjë mënyrën ma të të mirën për mësimin e popullit? Unë nuk e kam besë që ministori i mësimit most ë jetë i zoti të kuptojë se kombi shqytar nuk të zgjonet ndryshe veç me anë të gjuhës së tij të shkruame me shkornjat e vet!

Veç edhe këjo gja e çuditshme munt të odhë, ndë kjoftë se do ta besojmë gazetës së Stambollit ‘’La Turqie’’, e cila ndë numur të saj të 19/4 të këtij muaji thotë se vetë veziri I math i tha një deputeti shqypëtar, që e kishte pyetun mbi çashtjen e shkronjavet, se ai si vezir do të mbahej paanëshmë, ndonëse si nejri ash anëtari i shkronjavet arabisthe. A ka ku të vejë ma tej?

Tue qenë punët kështu, na shqyptarëvet kemi sot nevojë ma tepër se kurr për bashkimin e për vllezëri: gjuha jonë, kombësia e jonë, të cilat nuk munt të rojnë njëna pa tjetrën, ndodhen sot ndë rrezik të math. Lupset, pra, të bashkohemi e të përkujdesemi me sa të na kundet, si e si të gjejmë mënyrën e udhën që të kërkojmë e të fitojmë edhe na ato të dreqta që kombet tjera i kanë e që konstitucioni na i jep e na i siguron.

Nuk do të kërkojmë tepër, po vetëm që të na njihen edhe ne, si grekërvet bullgarëvet e tjerëvet gjuha e kombësia, që të munt të përparojmë edhe na bashkë me tjerët ndën hijen e liriës e të kostitucionit. Ndë mos do të jemi të humbunë për jetë e do të mbetemi gjithmonë lodra tjerëvet.

‘’Tomorri’’, Elbasan, nr.1 10/23 mars 1910 autori (Lekë Gruga) Luigj Gurakuqi

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024