MENU
klinika

letër Ministrisë

Konsulli frëng, informacion për tregtinë në Shqipëri

20.09.2018 - 14:21

Më 8 shkurt 1690, konsulli freng në Durrës, Komtë, i shkruan ministrisë së jashtme të Francës një relacion rreth një paraqitje të tregëtisë që ndodh në Shqipëri në ato vite.

‘’Imzot, Ditën 7 të këtij muaji, kam marrë dy letrat me të cilat madhëria juaj më keni nderuar: njëra e datës 20 të gushtit, tjetra e 26 nëntorit 1698. Së bashku me këto, kam marrë urdhëresën, me dorën tuaj, për çështjen e marinarëve tuaj, për çështjen e stofërave dhe cohërave, kur të paraqitet rasti për t’i kthyer në Francë, sikundër urdhëron mbreti.

Madhëria juaj do të më lejoni t’u bëj një paraqitje të vogël të tregëtisë së këtij vendi. Këtu ka rreth 100 tregëtarë që janë të gjithë ose turq(myslimanë) ose grekër(ortodoksë). Një pjesë banon në vllahi, [të tjerët] në Shkodër, Elbasan, Voskopojë, Satistë, Janinë e Selanik.

Të gjithë këta tregëtarë së bashku, një herë në vit, ngarkojnë [mallrat] për Venedik, ku kanë korrespodentët e vet. Dmth zotërit Kotoni, Gjergj Kumano, Stametallo, Karajani, Johan Velaj, Mikel Peruli, Gjoni i Jeronimit, të gjithë me kombësi greke.(këtu futen edhe shqitparët që me fe ishin ortodoksë-shënim redaksia)

[Ngarkesat për Venedik] janë: 3000 kuintalë dyllë, 15000 kuintalë lesh i hollë dhe pastaj ndonjë parti lëkure, salonikë dhe rreth 30 libre mëndafsh, ndonjë parti lëkure gjedhësh dhe për kundër-parti, tregëtarët marrin një herë në vit rreth 1500 topa pëlhure venedike të përpunuara nergut për këtë vend, ashtu edhe rreth 300 topa lëkure londrine.

Për më tepër, vijnë edhe mallrat e ndryshme dhe, një herë në stofë mëndafshi, të cilat trasportohen në Ederne, meqë në këtë krahinë të Shqipërisë nuk gjejnë asnjë shitje.

Këta zotërit tregëtarë nuk marrin veçse anijet frënge, angleze, hollandeze dhe raguziane për trasportin e mallrave të tye. Qysh në këtë konsullatë, asnjëherë nuk ka ardhur ndonjë lloj pëlhure nga manifaktura e Francës.

Kësaj unë nuk di t’i jap shpjegim dhe, në qoftë se ju do të urdhëroni të dërgoj nga një monstër të të gjitha pëlhurave që shkojnë në këtë vend, çmimet e tyre dhe masat , unë do të bindesha t’ju shërbej me të gjithë zellin.
Po kështu ju lutem përvuajarisht edhe që të më lajmëroni nëse mbreti mendon që unë të ushtroj të njëjtën shtrëngesë mbi këto pëlhyra që vijnë.

Nga Venediku me anijet frënge dhe që u përkasin shtetasve të sulltanit, ashtu si duhet të veprojë me ato që, me kohë, mund të vijnë nga Franca pa markë. Padyshim unë nuk do ta lë pa u bindur.

Ndërkaq, të keni mirësinë të pranoni që të kërkoj mbrojtjen ashtu edhe të dëshmohem, o imzot, shërbetori i madhërisë nga më të përvuajturit e nga më të bindurit.’’
(marrë nga Dokumente të shekullit XVI-XVII për historinë e Shqipërisë)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pagesat për profesionistët e lirë

Afati i fundit për të rifreskuar llogarinë bankare

Kushtet që duhet të plotësohen

Pensionet familjare, kush përfiton?

Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave