MENU
klinika

Detajet

Korrupsioni në Hipotekën e Shkodrës, të akuzuarit në Gjykatë

23.09.2018 - 11:21

4 të ndaluarit dhe arrestuarit, të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit te paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike në hipotekën e Shkodrës kanë mbërritur në Gjykatë.

Të ndaluar janë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.

Ata akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i Hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.

Kur kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës ata janë pritur nga familjarët e tyrë, të cilët i kanë përshendetur nga xhami i makinës.