MENU
klinika

Nga Alban Daci

Kosova e përfshirë në rivalitetin global

03.09.2018 - 18:56

Së pari, politikanët e Kosovës, duke përjashtuar Albin Kurtin, do të mbajnë përgjegjësi për fatin e Kosovës dhe tolerancën e vazhdueshme jo vetëm përballë Serbisë, por edhe vete realitetit të statusit të Kosovës.

Kosova është vendi që doli nga një luftë e shkaktuar nga Serbia me shkelje të rënda të të Drejtave të Njeriut dhe gjenocid, si dhe e rezistencës vetëmohuese të shqiptarëve, për mbrojtje legjitime.

Serbia nuk e ka pranuar kurrë Kosovën si realitet dhe për pasojë, Kosova në respektim të së Drejtës Ndërkombëtare, shpalli në mënyrë të një anshme pavarësinë. Me këtë akt nuk duhet të kishte me asnjë lloj bisedimi me Serbinë, për asnjë çështje, sepse edhe minoriteti serb, i ardhur ose jo, duhej të rregullohej me ligjet e brendshme të Kosovës si shtet dhe në përputhje me të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

albin kurti
albin kurti

Shpallja e Kosovës së pavarur, jo vetëm se u konfirmuar si legjitim, por ishte rezultat i sakrificave të popullit shqiptar, të një lobimi të fortë e padyshim një mirënjohje nga SHBA e sidomos nga familja Klinton dhe Bush.

Kosova nuk duhet të kishte toleruar asgjë dhe asnjë çështje që lidheshin me sovranitetin territorial apo me statusin e saj si shtet i pavarur. Negociatat e vazhdueshme dhe të panevojshme me Serbinë kanë sjellë dëme reale për imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Asnjë republikë ish Jugosllave nuk është ulur më në bisedime me Serbinë, për të diskuar për fatin dhe sovranitetin. Madje, këtë nuk e ka bërë as Mali i Zi.

Shqiptarët, me ndjenjën e tyre të afrimitetit dhe me tolerancën e tyre vetëm në kahun e vetëmbrojtjes po vazhdojnë të gabojnë kundrejt serbëve, që mirësjelljen e kanë konsideruar gjithmonë dobësi dhe e kanë shfrytëzuar për marshime e pushtime drejt trojeve tona. Shqiptarët e Kosovës janë i vetmi popull nga ish republikat jugosllave që nuk janë sllavë e që vazhdojnë të ulen e të bisedojnë me ata që na kanë masakruar për shekuj.

Çfarë po ndodhë sot? Shqiptarët kanë bërë atë gabim të pafalshëm që e kanë përsëritur në histori, duke pranuar të ulen të vetëm, pa garantë në bisedime me Serbinë. Është absurde dhe e rrezikshme që Kosova ka pranuar të lërë vetëm Thaçin që të diskutojë fatin e të gjithëve. Historia ka tregua, se, kur shqiptari ulet vetëm me armikun, për shkak të egoizmit për pushtet, mund sillet si Hamzaj.

Thaçi ndodhet në një pozitë jo të këndshme. Ndokush mund të mendoje se edhe është përfshirë në vorbullën e një egoje të madhe, deri diku edhe të sëmurë, për pushtet. Një individ mund të jetë në gjendje të bëjë gjithçka dhe të firmos çdo gjë, vetëm me garancinë, se do të vazhdojë të jetë më i fuqishmi politikisht në Kosovë.

Rrethanat e Kosovës dhe zgjidhjet e saj gjithmonë kanë qenë në varësi edhe të situata ndërkombëtare. Aktualisht, kemi dy vende që kanë pozicione të ndryshme në lidhje me ndryshimin apo korrigjimin e kufijve të propozuar nga Thaçi. Kemi, Gjermaninë që është superfuqia evropiane, e cila është kundër! Pse është kundër?

Gjermani simbolizon sot BE-në dhe kjo e fundit është ngritur mbi idenë e një kontinenti pa kufij e të gjithë të bashkuar. Gjermania nuk ka si të jetë pro ndryshimeve të kufijve, sepse i bie të jetë kundër hegjemonisë së saj. Megjithatë, është fakt historik se

Gjermania nuk është pro politikave sllave në rajon e për pasojë as pro politikave serbe.

Nga ana tjetër, kemi presidentin Trump, i cili, aktualisht është kundër BE-së dhe e konsideron si një formë organizimi deri diku rivale. Për këtë arsye, Trump do të rikthejë përsëri në Evropë konceptin e shtetit sovran dhe të kufijve të shtetit nacional, për t’i kthyer në shërbim të politikave amerikane dhe kundër interesave gjermane.

Shqiptarët janë populli me proamerikan në Europë. Trump kërkon të ndryshojë kufijtë në Ballkan e ndoshta të forcojë interesat shqiptare. Nëse kjo e dyta është e vërtetë, atëherë shqiptaret duhet të zgjedhin mes BE-së dhe SHBA-së.

Megjithatë, duket sikur Kosova sot është përfshirë një “lojë” dhe një përplasje mes Trump dhe Gjermanisë.