MENU
klinika

Deklarata

“Kosova nuk mund të humbet dy herë”

23.09.2018 - 09:32

Mbi debatet e ditëve të fundit në lidhje me korrigjimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ka folur edhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviç.

Sipas tij nuk mund të humbet sërish paqja me Kosovën për ndryshim të mundshëm kufijsh, pasi nuk do të sillnin ndryshime të mëdha.

“Disa kilometra katrorë më pak ose disa kilometra më shumë nga kjo anë ose nga ana tjetër e kufirit, është triviale në raport me atë që mund të ndodhë nëse e humbim paqen”, ka vlerësuar ai.

Jovanoviç ka thënë se “Kosova nuk mund të humbet dy herë”.

Për shkak të politikës së gabuar ndaj popullit shqiptar, kemi hyrë në luftë nga e cila kemi dalë me kapitullim”, ka përfunduar Jovanoviç.