MENU
klinika

Normat e interesit

Kredia e lirë, pak fitime nga kursimet

10.09.2018 - 10:44

Normat e interest në tregjet financiare po qëndrojnë në nivele të ulëta. Bonot me maturim 12 mujor të qeverisë shqiptare në ankandin e parë të muajit shtator u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 1.67%, me një rritje të papërfillshme nga ankandi i mëparshëm.

Pavarësisht nga kjo, yield-et janë në nivelet më të ulëta të dy viteve të fundit, si për instrumentet afatshkurtër, ashtu edhe për ata afatgjatë. Faktorët kryesorë që po i mbajnë të ulëta yield-et e bonove janë likuiditeti i lartë në treg, kërkesa e moderuar e qeverisë për para, politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë, por edhe ecuria e dobët e kreditimit të sektorit privat, çka nuk iu jep bankave shumë alternativa investimi.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan të njëjtën tendencë edhe në interesat e depozitave, si në euro, ashtu edhe në lekë. Për korrikun, interesi i depozitave 12 mujore në lekë ishte mesatarisht 0.7%, ndërsa në euro 0.1%. Politika monetare lehtësuese synon të dekurajojë kursimin dhe të shtojë konsumin, duke u reflektuar në norma të ulëta interesi të depozitave. Gjithashtu, gjendja mjaft likuide e sistemit bankar bën që sinjalet e politikës monetare të përcillen më së miri.

Edhe interesat e kredive për individët ngelen në nivelet më të ulëta historike, me luhatje minimale. Gjat korrikut, interesi mesatar i kredisë në lekë ra në 6.6%, nga 6.7% që ishte për qershorin. Në euro, u regjistrua një rritje e lehtë në 4.3%, nga 4.1% që ishte interesi mesatar në qershor.

Normat e interesit sidoqoftë janë mjaft të favorshme dhe çmimi i financimit të investimeve të reja në ekonomi është më i lirë se kurrë më parë.

COVID-19/ Spanja, me probleme të pazakonta

Reuters: “Nuk di të përdorë miliardat e ndihmave”

Mbyllja e bareve dhe lokaleve ndikoi negativisht në punësim

Sa shpenzuan shqiptarët gjatë karantinës?

The Economist/ "Siguria ekonomike është siguri kombëtare"

Si do e ndryshojë Joe Biden politikën tregtare të Amerikës?