MENU
klinika

Diskutim për kufirin

Kufijtë/ delegacioni nga Kosova takim me ish-presidentin Meidani

12.09.2018 - 14:06

Ish-presidenti Meidani priti në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe zëvendës kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Gjatë takimit u ndanë mjaft mendime mbi disa çështje të rëndësishme të procesit politik në Kosovë, por dhe ecurinë e mëtejshme të dialogut me Serbinë, në shërbim të interesave konkrete të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe jo të agjendave private politike.

Ish-Presidenti Meidani tha se në fazën e sotme, një rol parësor duhet të marrë ekipi me mandat nga kuvendi i Kosovës, nën kryesinë e z. Limaj, me përfshirjen e domosdoshme të të gjitha forcave politike të Kosovës.

Mbështetur në një analize të detajuar u theksua qartë se, në kushtet e krijuara, uniteti midis këtyre forcave mbetet një domosdoshmëri kombëtare, një tezë fondamentale në mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë, të vetë procesit politik në tërësi.

“Por mbi të gjitha uniteti është domosdoshmëri në ndërtimin e qëndrimeve të qarta dhe të mençura sa më rezistence ndaj ndërhyrjeve, shpesh të personalizuara, me një objektiv madhor dhe tepër sublim: fuqizimin e mëtejshëm të qeverisjes unitare demokratike, sovranitetit, shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka theksuar Meidani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN