MENU
klinika

Tenis

Kupa Davis, Kroaci-Francë finalja e meshkujve

17.09.2018 - 16:13

Franca dhe Kroacia janë dy ekipet finaliste të Kupës Davis për meshkuj në tenis, finale që do të luhet më datat 23-25 nëntor, në Francë. Në gjysmëfinale, kombëtarja kroate mundi 3-2 atë amerikane, ndërsa Franca kampione në fuqi eliminoi 3-0 me ndeshje Spanjën.

Ndeshjet gjysmëfinale kanë qenë të bukura dhe me shumë rivalitet, sidomos ajo Kroaci-Amerikë. Për Kroacinë kjo është hera e tretë që del në finale e Kupës Davis, të cilën e ka fituar në vitin 2005 ndaj Sllovakisë dhe humbur dy vite më parë (2016) ndaj Argjentinës.

franca tenis
franca tenis

Për Francën, kjo është finalja e 19-të në historinë e saj, turne të cilin e ka fituar 10 herë dhe humbur 8 herë (herën e fundit Franca ka fituar këtë turne në vitin 2017). Në përballjet direkte në Kupën Davis, Franca dhe Kroacia janë në barazim 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN