MENU
klinika

Ka zgjedhur versionin italisht

“Kurbani” i Edi Ramës në duart e Rike Roçit

03.09.2018 - 21:16

Ajo u bë e njohur në “Big Brother” disa vite më parë, por fama e saj mori rritje të madhe në Kampionatin Europian të Futbollit, Francë 2016.

E kemi fjalën për bukuroshen shqiptare, Rike Roçi, e cila së bashku me shoqen e saj, Irida Oxan, u bënë pjesë e femrave më të bukura të atij europiani, teksa nga tribunat e stadiumeve u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës. Ato ranë në sy për format provokuese dhe u përfolën gjatë në atë kohë.

Rike është përfolur shumë edhe për romanca të ndryshme me futbollistët shqiptarë, por së fundmi kemi zbuluar se diçka e lidh me kryeministrin Edi Rama.

Bukuroshja bjonde ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke lexuar një libër, dhe është pikërisht libri i Ramës “Kurbani”.

Roçi ka zgjedhur versionin italisht të librit, dhe po e shijon buzë pishinës.