MENU

Për t'u çuditur!

Ky lloj trajtimi zhduk si me ‘magji’ shumë sëmundje!

19.09.2018 - 17:28

Ka një interes të madh midis mjekëve dhe pacientëve në të gjithë botën për akupunkturën.

Kush është origjina e akupunkturës?

Akupunktura, është një nga praktikat më të vjetra të mjekësisë tradicionale kineze. Hala ari dhe argjendi të gjetura në varrin e Liu Sheng rreth 100 vjet para lindjes së Krishtit besohet të jenë prova më e hershme arkeologjike e akupunkturës.

Për herë të parë përmendet dhe regjistrohet në dokumentet që datojnë disa qindra vjet më parë. Por disa autorë referojnë se gjilpëra të mprehura dhe eshtra të gjata, u përdorën rreth 8000-6000 vjet p.e.s për trajtimin e akupunkturës, një formë shumë e lashtë e shërimit.

Nga vjen emri akupunkturë?

Akupunktura, ose gjilpëra, është një term europian i shpikur nga Willem Ten Rhyne, një mjek holandez që vizitoi Nagasakin në Japoni në fillim të shekullit 17-të.

Çfarë trajtohet me akupunkturën?

Qindra studime klinike kanë hedhur dritë mbi përfitimet e akupunkturës dhe tregojnë se ajo trajton me sukses sëmundje që lidhen me problemet muskulo-skeletore (dhimbje të shpinës, dhimbje në qafë etj.) të përziera, dhimbje koke, migrenë, ankth, depresion, pagjumësi dhe infertilitet, epilepsi, rënie në peshë, diabetin, nervin shiatik etj.

Gjithashtu akupunktura mund të përdoret për të trajtuar një sërë problemesh të tjera shëndetësore, duke përfshirë: efektet anësore të trajtimit të kancerit, mund të ndihmojë në lehtësimin e përzierjes që shoqërohet me kimioterapi, rritjen e reagimit imunitar, lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e niveleve të aktivitetit fizik.

A vepron akupunktura në rastet me dhimbje?

A funksionon? PO.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, një numër i studimeve sugjerojnë se akupunktura vepron veçanërisht mirë në dhimbje kronike të tilla si dhimbja e shpinës dhe qafës, dhimbjet nga osteoartriti, dhimbjet e gjurit dhe dhimbje koke. Shpesh redukton edhe ashpërsinë e dhimbjeve të kokës dhe mund të parandalojë migrenën.

Si e ul dhimbjen akupunktura?

Akupunktura tradicionale kineze përfshin futjen e gjilpërave jashtëzakonisht të holla në lëkurë. Kjo mund të lehtësojë dhimbjen duke liruar endorfinën që është një kimikat natyror që vret dhimbjet e trupit dhe ndikon në pjesën e trurit që prodhon serotoninën, një kimikat i cili sjell humorin tek njeriu.

A vepron akupunktura në rastet e dhimbjeve të shpinës?

Është arsyeja nr.1 në mjekësi që kërkohet aplikimi i akupunkturës, për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës.

Çfarë ndjejmë gjatë aplikimit të akupunkturës?

Një supozim i zakonshëm për akupunkturën është se ajo dhemb…Frika nga dhimbja e halave të akupunkturës është një nga arsyet më të zakonshme që njerëzit heqin dorë nga aplikimi i saj.

Shpesh për habinë e atyre që e aplikojnë, akupunktura zakonisht nuk dhemb. Megjithatë, të thuash nuk ka dhimbje, nuk do të thotë që s’ka asnjë ndjesi.

Po efekte anësore ka?

Efektet anësore të zakonshme përfshijnë skuqje dhe gjakderdhje të lehtë ose nxirje në vendet ku janë futur halat. Hala të disponueshme për një përdorim janë tani standardi i praktikës, kështu që rreziku i infektimit është minimal. Por jo të gjithë të sëmurët janë kandidatura që mund të aplikojnë akupunkturën.

Sa zgjat si procedurë?

Në disa raste halat e akupunkturës do të futen dhe pastaj do të hiqen pas disa sekondash. Shumica e sesioneve të akupunkturës zgjasin rreth 20-40 minuta. Ju zakonisht do të aplikoni përafërsisht 6-12 sesione të akupunkturës në mënyrë që të ndjeni të mirat e plota të trajtimit.

Kush janë rreziqet e kësaj procedure?

Komplikacionet që lidhen me akupunkturën mund të jenë:

• Infeksionet;

• Lezione që përfshijnë lëndimin e organeve, enëve të gjakut dhe nervit aty ku vendoset gjilpëra;

• Gjakderdhje;

• Thyerje dhe migrim në trup i gjilpërës së thyer.

Sa kushton kjo procedurë?

Nga miliona persona që marrin trajtim çdo vit në SHBA, agjencia raporton se ka marrë vetëm disa ankesa në vit për ndërlikimet nga akupunktura. Shpenzimet tipike janë: Tarifat për një vizitë fillestare që variojnë nga 75$-95$ për një seancë akupunkture dhe konsultime mjekësore. Vizitat rutinore kushtojnë 50-70 dollarë.

A aplikohet kjo procedurë në praktikën e përditshme klinike?

Shumë mjekë në SHBA kanë qenë të trajnuar në akupunkturën mjekësore, por pothuajse aspak e përfshijnë akupunkturën në praktikën e përditshme klinike.

Mosaplikimi rrjedh nga fakti se rimbursimi është i kufizuar për shërbimet e akupunkturës, si dhe trajnimi tradicional i saj që inkurajon takimet zgjasin më shumë se 60 minuta. Më shumë ata e aplikojnë në klinikat private. Sigurimet shëndetësore po mbulojnë akupunkturën për të trajtuar dhimbjen kronike dhe simptoma të tjera.

Sot, është një trajtim alternativ i kujdesit shëndetësor që shpesh integrohet me kujdesin mjekësor tradicional.