MENU
klinika

LASPEH

Lançohet projekti i madh për speciet e Adriatikut

27.09.2018 - 17:39

Mbahet më 27-28 shtator, lancimi i projektit LASPEH (Speciet dhe habitatet e Adriatikut), bashkë financuar nga Programi INTERREG IPA CBC”, Itali-Shqipëri-Mali i Zi rreth 500.000 €.

Përfituesi kryesor i këtij projekti është Konsorciumi i Menaxhimit të Parkut Natyror Rajonal “Duna Bregdetare nga Torre Canne në Torre San Leonardo”, në bashkëpunim me partnerin shqiptar (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura), një partner malazez (Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi) dhe tre partnerë italianë (Organi Menaxhues i Rezervave Natyrore Rajonale të Bregut Lindor të Taranto, Komuna e Ugento dhe Bashkia Guardiaregia).

projekt konica.al
projekt konica.al

Projekti LASPEH, është pjesë e shtyllës 3 të programit (Mbrojtja e Mjedisit, menaxhimi i rrezikut dhe strategjia e ulët e karbonit) dhe synon të promovojë dhe mbështesë mbrojtjen e biodiversitetit (shumëllojshmëria biologjike) duke reduktuar tkurrjen e diversiteteve biologjike.

LASPEH përballet me humbjen e biodiversitetit duke përcaktuar një strategji të përbashkët për të ruajtur trashëgiminë natyrore dhe peisazhin në Pellgun e Adriatikut të Ulët.

Në Shqipëri projekti do të veprojë në zonën e Malit të Tomorit, Dardhë dhe Kapinov.

Projekti do të ndërmarrë përmirësime me pyllëzime të këtyre territoreve, duke përmirësuar habitatet e një specie të rrezikuar, që rritet në këtë zonë si Gjeli i Egër (Tetrao Urogalus).

Megjithëse kjo zonë është “shtëpia” natyrore e kësaj specie të rrallë, numri i individëve këto 20 vite ishte ulur shumë, duke shkuar drejt zhdukjes.

projekt konica.al
projekt konica.al

Prania e kësaj specie ka ardhur duke u rritur, me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë.

Ajo çfarë projekti parashikon ndërmarrjen e fushatës sensibilizuese dhe edukuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin e zonës.

LASPEH do të zbatojë disa aktivitete si një strategji e përbashkët rajonale (vendet e Adriatikut) për menaxhimin më të mirë të specieve prioritare në zonat e Natura 2000.

projekt konica.al
projekt konica.al

Planet e ruajtjes për llojet prioritare dhe fushat pilot të tyre do të miratohen në nivel rajonal.

Do të ketë veprime pilote konservuese për të përmirësuar nivelin mbrojtjen e specieve dhe habitateve të synuara dhe rritjen e ruajtjes afatgjatë të mjedisit, dhe së fundi fushatën ndërgjegjësuese për palët e interesuara.