MENU
klinika

Nobelistët e Letërsisë

“Lasgushi” dhe nobelistja Deledda bashkë në qiejt e Evropës

28.09.2018 - 14:33

Trendi për të jetëzuar autorët më të mëdhenj të letërsisë nëpër avionët që do të flututorjnë në qiejt e Evropës mesa duket po përhapet me shpejtësi. Së fundmi është kompania ajrore NorwegianAirlines e cila do të stampojë portretin e nobelistes italiane Grazia Deledda në bishtin e njërit prej avionëve të saj, në një kohë kur Rama pagëzoi avionin e parë të “AirAlbania” me emrin Lasgush

Lajmin e bëri të ditur vet kompania ajrore kyresore në Norvegji. “Ne jemi të lumtur të njoftojmë, me rastin e përvjetorit të lindjes së saj – më 28 shtator – se imazhi i Grazia Deledda së shpejti do të jetë në bishtin e njërit prej avionëve tanë.”

Duket se dhe idenë për të pagëzuar avionin e parë të AirAlbania kryeministri Edi Rama e ka kopjuar nga kompania norvegjeze e avionëve. Ata e kanë patur praktikë të hershme stampimin e portreteve të personazheve të famshëm botëror. Imazhi I Grazia Deledda do të jetë imazhi I 119 që stampohet në avionët e NorwegianAirlines.

Në muajt e parë të 2019, imazhi i fitueses së parë italiane të çmimit Nobel do të ketë në bishtin e Boeing 737 MAX 8, pjesë e flotës ajrore të NorëegianAirlines. Imazhi I Deledda-s është marrë nga Instituti Superior i Regjionit Etnografik të Sardegna. Shkrimtarja nobeliste është autorja më e njohur italiane në letërsinë botërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit