MENU
klinika

Kryeson 1 mijë lekëshi

Leku, falsifikim “diletantësh”

19.09.2018 - 10:14

Prerja e lekut që bie më shpesh pre e falsifikimit është kartëmonedha 1 mijë lekëshe. Sipas Bankës së Shqipërisë, edhe vitin e kaluar pjesa dërrmuese kartëmonedhave të zbuluara si të falsifikuara i takonin kësaj prerjeje. Pjesa e mbetur e parasë së falsifikuar ndahet mes kartëmonedhave 500 lekëshe dhe atyre me vlerë 2 mijë lekëshe. Për sa i takon monedhave metalike, falsifikimi është në përmasa të paërfillshme dhe lidhet kryesisht me monedhën 50 lekëshe. Për vitin 2017, numri i kartëmonedhave false për 1 milion kartëmonedha në qarkullim ka qenë 5.7 copë. Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me monedhën euro, ky raport është dukshëm më i vogël.

Banka Qendrore vlerëson se falsifikimi i kartëmonedhave në Shqipëri bëhet kryesisht me metoda të thjeshta dhe ka nivel të ulët sofistikimi. Falsifikuesit përdorin sidomos riprodhimet dixhitale me ngjyra, të kombinuara me aplikimin e metodave shtesë për imitimin e elementeve bazë të sigurisë. Deri tani, në falsifikimin e lekut nuk ka vërehen tendenca drejt printimeve me natyrë profesionale, që tentojnë të imitojnë elementët e sigurisë të lexueshëm nga pajisjet autentifikuese.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vështirësisht të falsifikueshme

Kodet e sigurisë së kartëmonedhave


Guvernatori takim me ekipin e Bankës Botërore

Çfarë garanton anëtarësimi i vendit në SEPA?

“Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë!”

Rama: Dy bonuse në vit për pensionistët

Rroga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet, por…

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”!