03.09.2018 - 15:15
Leku humbi sërish pikë të hënën në kursin e këmbimit me valutat kryesore. Euro u forcua më tej në vlerën e 126.4 lekëve, në vazhdimësi të vlerësimit të javës së kaluar. Duket se oferta e monedhës europiane në tregun valutor është në rënie graduale, çka po sjell një korrektim në rritje të kursit të saj kundrejt lekut.
Edhe dollari amerikan e nisi javën me forcim, duke prekur vlerën e 108.91 lekëve. Krahasuar me të premten, dollari ka fituar 0.72 pikë. Ky vlerësim i dollarit ka ardhur si reflektim i mbiçmimit në kursin e këmbimit ndaj euros. Ndërkohë, leku fitoi lehtë pikë ndaj paundit britanik, që u këmbye të hënën me 140.3 lekë.